VIDEO/ U mposht 0-7, ish-ylli i Liverpul realizon dy supergola në 60 sekonda, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2022 | 16:21

VIDEO/ U mposht 0-7, ish-ylli i Liverpul realizon dy supergola në 60 sekonda, por…

Mbrëmja e djeshme ishte një natë për t’u harruar nga ish-sulmuesi i Liverpul, Endi Keroll. Ekip i tij Riding u mposht në shtëpinë e saj me rezultatin e thellë 0-7nga Fulhem, por nuk ishte vetëm kjo më e keqja.

keroll

Kur skuadra e tij po mposhtej me shifrat 0-1, 33-vjeçari arriti të shënonte një gol fantastik me rrafishatë, por u anullua për pozicion të parregullt.

Pas vetëm 60 sekondash, Keroll u bë sërish protagonist, kësaj radhe me një tjetër gol të mrekullueshëm nga 25 metra, në stilin “volley”, por për fatin e keq të Keroll dhe ky gol u anullua për të njëjtën arsye si goli i parë.

Pas kësaj morali i skuadrës së Riding u duk se pësoi rënie dhe Fulhem përfitoi duke shënuar dhe gjashtë herë të tjera në portën e Suthvud.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"