VIDEO/ Tregolshi i Jedinak dërgon në shtëpi Hondurasin, Australia kualifikohet në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 12:41

VIDEO/ Tregolshi i Jedinak dërgon në shtëpi Hondurasin, Australia kualifikohet në Botëror

Australia është përfaqësuesja e 31-të në numër që siguroi kualifikimin në finatet e Kupës së Botës. Verdhjeshilët arritën në triumfonin me rezultatin 3-1 në sfidën e zhvilluar në “ANZ Stadium” të Sindneit.

Australia

Mile Jedinak, ishte heroi i ndeshjes për “kangurët” falë tregolshit që realizoi në pjesën e dytë, 2 gola u realizuan me 11 metërsh.

australia (1)

Hondurasi mundi të rezistonte vetëm 45 minutat e para, ndërsa në pjesën e dytë miqtë e panë veten në avantazhin e 3 golave.  Në minutat shtesë Hondurasi realizoi golin e nderit me Elis, por që nuk vlejti për asgjë. Kjo është herë e pestë që Australia merr pjesë në finalet e Botërorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"