VIDEO/ Tjetër gol për sulmuesin e sapoardhur, Çelsi ndalet në miqësore pas dy fitoresh radhazi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2023 | 9:19

VIDEO/ Tjetër gol për sulmuesin e sapoardhur, Çelsi ndalet në miqësore pas dy fitoresh radhazi

Çelsi luajti miqësoren e tretë në këtë fazë përgatitore, kësaj radhe me Njukasëllin ku skuadrat u ndanë në paqe me rezultatin 1-1.

celsi njukasell

Në sfidën e luajtur në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës, ishin “Blutë” ata që kaluan në avantazh me sulmuesin e sapoardhur Nikolas Xhekson në minutën e 12’.

Barazimi erdhi në minutën e 45+4’, kur për “qymyrxhinjtë” shënoi Almiron.

Pjesa e dytë pati raste, por pa gola, me të dyja skuadrat që u mjaftuan me një barazim.

REZULTATI:

ÇELSI 1-1 NJUKASËLL

N. Xhekson 12’ / Almiron 45+4’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"