VIDEO/ Tjetër gol në kampionatin kroat, ish-sulmuesi i Shpresave rrëmben sërish skenën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 20:21

VIDEO/ Tjetër gol në kampionatin kroat, ish-sulmuesi i Shpresave rrëmben sërish skenën

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Emir Sahiti, i cili tashmë është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit kroat me fanellën e Hajdukut të Splitit në triumfin 3-1 të arritur ndaj Osijekut.

sahiti

23-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 10-të, ku pas asistim të Livajës, mposhti portierin kundërshtar, duke shënuar golin e tretë sezonal në kampionat. Gjithashtu Sahiti ka regjistruar edhe 2 asiste.

 

Skuadra nga Spliti siguroi triumfin e dytë radhazi në shtëpi dhe për momentin renditet në vendin e dytë me një pikë më pak se Dinamo e Zagrebit. Vlen të theksohet se kampionët aktual të Kroacisë kanë 2 ndeshje më pak se Hajduku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"