VIDEO/ Tirana e kthen në stërvitje me Kastriotin, fitore shumë e lehtë me goleadë e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2022 | 23:47

VIDEO/ Tirana e kthen në stërvitje me Kastriotin, fitore shumë e lehtë me goleadë e bardhebluve

Tirana ka mbyllur ndeshjet e javës së 13 të Kategorisë Superiore duke fituar shumë lehtë përballë Kastriotit me shifrat 4-0 për të rimarrë kreun e renditjes.

SGSGGS

Pritej një duel i ndezur dhe i luftuar, pasi përballë ishte sulmi më i fortë i Superiores me mbrojtjen më të fortë të kampionatit. Por duket se krutanët kishin harruar gjatë pushimit të  kampionatit si mbrohej dhe për Tiranën ishte shumë e thjeshtë të shfaqej në një mori rastesh përballë Salit.

TIRANA-KASTRIOTI 4-0
14′ Xhixha, 36′ Kallaku, 45′ Patrik, 83′ Nikqi

KOMENTI LIVE

90’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-0 të Tiranës.

89’ Hasani shkon me lehtësi në zonën e Kastriotit, Karakaçi në momentin e fundit largon sferën në këndore.

86’ Debuton Bytyqi te Tirana duke marrë vendin e Përgjonit në fushë.

83’ GOOOL TIRANA! Nikqi tund rrjetën pas një dhuratë të Onanugës i i cili e nxjerr të vetëm para Salit.

82’ Edhe Hasani shfaqet me shumë lehtësi i vetëm në pozicion gjuajtje, por gjen edhe një herë Salin e vëmendshëm.

79’ I sapofuturi Nikqi shfaqet në të djathtë para Salit, gardiani ndal gjuajtjen e tij.

75’ Nikqi merr vendin e Patrik te Tirana. Morbek dhe Bejzade marrin vendin e Grecës dhe A. Selmanit te Kastrioti.

73’ Pak momente paniku pas një përplasje mes Ismajlgecit dhe Aleksit, por për fat të dy lojtarët janë në gjendje të vazhdojnë.

68’ Ritmi ka rënë pak, për shkak të zëvendësimeve me të dy trajnerët që duket kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e ardhshme pas pak ditësh.

63’ Berisha dhe Iseni hyjnë në fushë në vend të Xhixhës dhe Behiratçes te Tirana.

60’ Deliu gjuan por gjen përgjigjen e Kodrës në vijën fatale, ndërsa më pas është Limaj i cili gjuan por dërgon sferën jashtë.

56’ Onanuga dhe Marinaj marrin vendin e S. Selmanit dhe Kaçinarit në radhët e Kastriotit.

54’ Shtyllë! Është Karakaçi i cili sheh hapësirë para tij dhe hyn në zonë duke gjuajtur për të mposhtur Bekajn, por shtylla i mohon festën e golit. Situata zhvendoset shpejt në anën tjetër ku Patrik gjuan para Salit por ky i fundit pret në pozicion.

50’ Aksion i shpejtë i Tiranës në të majtën me Xhixhën i cili gjen Limajn, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Sali.

48’ Gjuajtje fluturimthi e Deliut pas një pasimi të Patrik, goditja është qendrore dhe Sali kontrollon në dy kohë.

Çela në anën tjetër hyn në fushë në vend të Arapit te krutanët.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Tirana ku Limaj merr vendin e Kallakut.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 3-0 të Tiranës.

45’ GOOOL TIRANA! Xhixha gjuan brenda zonës, topi devijohet dhe kthehet në asist për Patrik i cili nuk gabon duke mposhtur Salin.

44’ Tjetër tentativë e Hasanit dhe përsëri është Sali i cili ndal gjuajtjen e futbollistit

40’-43’ Ndërpritet ndeshja për disa minuta pasi Jorgji i kërkon Ismajlgecit që të qetësojë tifozët pas portës së Kastriotit të cilët kanë hedhur disa shishe në fushë.

36’ GOOOL Tirana! Kallaku ia del të gjejë hapësirën nga e majta për të shënuar dhe dyfishuar shifrat.

35’ Rast i shkëlqyer për Patrik për të dyfishuar shifrat, por gjen përgjigjen e Salit i cili i bllokon portën.

33’ Xhixha niset me një kundërsulm të shpejtë nga e majta, tenton pasimin për Hasanin në anën tjetër por ndërhyrja e Prenkoçeviç shmang një gol të sigurt.

30’ Gjuajtje e fortë e Hasanit, i vetëm përballë Salit, ky i fundit kontrollon në dy kohë duke shmangur golin.

23’ Mundësi e shkëlqyer për Tiranën që të shënojë me Ismajlgecin, por ai nuk ia del të kthejë topin drejt rrjetës së portës së Salit.

22’ Goditje këndi për Kastriotin, topi shkon te Kodra ppr gjuajtja e tij me kokë nuk i afrohet portës së Bekajt.

21’ Greca hyn në zonën e bardhebluve nga e majta, shmang Ismajlgecin por më pas bllokohet nga Behiratçe.

19’ Vazhdon të sulmojë Tirana e cila kërkon të mbyllë sa më parë sfidën.

16’ Predhë e Kallakut në kufijtë e zonës, Sali me vështirësi kontrollon në dy kohë.

14’ GOOOL TIRANA!. Shënon Xhixha i cili humb penalltinë, por topi i kthehet përsëri nga Deliu dhe ai e shtyn në portën e boshatisur.

12’ Penallti për Tiranën! Pas një aksioni të bardhebluve, Kallaku hyn në zonë por aty Karakaçi ndërhyn ndaj fantazistit dhe Jorgji nuk heziton të tregojë nga pika e bardhë.

10’ Tenton Kallaku nga jashtë zonës, nuk ka shënjestrën e duhur për të gjetur katërkëndorin e krutanëve.

7’ Hasani shpërthen përsëri në krahun e djathtë, harkimi i tij në zonë shkon rrezikshëm drejt portës me Salin që nuk e devijon, por nuk mbërrin në katërkëndor.

6’ Hasani sheh një hapësirë para tij dhe tenton menjëherë portën nga e djathta e sulmit, por Sali është i vëmendshëm.

4’ Ndërhyrje e Selmanit ndaj Patrik, mbrojtësi ndëshkohet me karton të verdhë.

2’ Menjëherë goditje këndi për Tiranën e cila rrezikon me një gjuajtje me kokë të Përgjonit në shtyllën e parë, por ai nuk gjen katërkëndorin.

1’ Nis dueli në “Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Bekaj, Najdovski, Aleksi, Kallaku, Hasani, Ismajlgeci, Përgjoni, Xhixha, Behiratçe, Deliu, Patrik. Trajner: Orges Shehi

KASTRIOTI: Sali, Selmani, Karakaçi, Greca, Kaçinari, Hasani, Selmani, Arapi, Kodra, Prenkoceviç, Stojanoviç. Trajner: Emiljano Çela

GJYQTARË: E.Jorgji, E.Ganxhi, E.Gjoni (Elbasan)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"