VIDEO/ “Tiki-taka” në Sarandë, shikoni golin e Butrintit që është bërë “hit” në internet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2021 | 20:52

VIDEO/ “Tiki-taka” në Sarandë, shikoni golin e Butrintit që është bërë “hit” në internet

Butrinti ka fituar ndaj Albpetrolit me shifrat 4-0, një ndeshje të luajtur më 14 mars, por goli i dytë i asaj ndeshjeje është bërë hit në internet.

bUTRINTI

Goli është shënuar nga Alesio Kolonja në minutën e 36-të dhe është një sperktakël më vete për mënyrën se si është organizuar aksioni i skuadrës sarandjote.

“Panorama Sport” pasi siguroi videon, vendosi ta publikojë këtë gol, sepse vërtetë meriton vëmendje, edhe pse kanë kaluar 8 ditë nga ajo ndeshje.

KRONOLOGJIA E GOLAVE

Sarandjotët e nisën më së miri ndeshjen ndaj Albpetrolit, pasi që në minutën e 10-të kaluan në avantazh me të zakonshmit tashmë, sulmuesin Mario Gurma, i cili po udhëheq ekipin javë pas jave. Pas një krosimi të Llojajt nga e djathta e sulmit, Gurma gjen rrjetën. Butrinti dominon, ndërsa patosarakët e kanë të vështirë të shkojnë te porta vendëse, nisur edhe nga mungesat e shumta që kishin, të cilat ndikuan jo pak.

Në minutën e 36-të Butrinti shënon edhe golin e dytë, që vjen pas një aksioni model, me pasime të nisura që nga mesfusha, e për të vijuar me finalizimin e Kolonjës. 2-0 mbyllet pjesa e parë, por edhe e dyta është dominuar plotësisht nga sarandjotët. Në minutën e 84-t, veterani Mario Gurma shërben për Theodhorin dhe ky i fundit e dërgon topin në rrjetë për të çuar shifrat 3-0. Talenti sarandjot nuk ndalet me kaq, pasi është sërish ai që vulos fitoren 4-0 në minutën e 89-të.

Butrinti – Albpetroli 4-0

Golat: Gurma 10’, Kolonja 36’, Theodhori 84’, 89’

Butrinti: Syrikas, Barka, Buxhelaj, Do Santos, Gomez, Kolonja (Selimaj 85’), Llojaj, Mirani (Theodhori 75’), Xheferson, Xhuvani (S.Çulli 88’), Mario Gurma. Trajner: Milto Gurma

Albpetroli: Tozaj, Hidërshaj, Aliaj (Rrokaj 80’), Balla, Halimi, Hila, Kapo, Koreci, Mehmeti, Siqeca, Vasiu. Trajner: Llazar Dushi

Gjyqtarë: R.Zeneli, M.Sina, V.Zeneli (Lushnjë);

Delegat: Arnel Gozhita (Gjirokastër)

Vëzhgues: Robert Shoshaj (Gjirokastër)

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"