VIDEO/ Tifozët kuqezi “pushtojnë” Pragën, policia çeke u kërkon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 9:05

VIDEO/ Tifozët kuqezi “pushtojnë” Pragën, policia çeke u kërkon…

Shqipëria luan sot një ndër ndeshjet më të rëndësishme për rrugëtimin në “EURO 2024”. Kuqezinjtë e Silvinjos do të sfidojnë në transfertë Çekinë në orën 20:45, në stadiumin “Fortuna Arena”.Collage Maker-07-Sep-2023-09-04-AM-886 (1)

Ata të cilët me zor po presin këtë duel padyshim janë tifozët shqiptarë që ndodhen atje për të mbështetur Kombëtaren.

Një grup i madh tifozësh është mbledhur në qendër të Pragës pranë ambasadës shqiptare në Çeki duke kënduar këngë patriotike.

Për shkak të orëve të vona, policia çeke iu ka kërkuar ndërprerjen e këngëve fansave kuqezinj.

Videot: Petrit Pashollari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"