VIDEO/ Teutën e shpëton Hebaj, durrsakët marrin pikë ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2022 | 23:57

VIDEO/ Teutën e shpëton Hebaj, durrsakët marrin pikë ndaj Bylisit

Teuta dhe Bylisi kanë ndarë pikët në takimin e luajtur sot në stadiumin “Niko Dovana”, të vlefsëm për javën e dytë në Superiore. 

teuta-bylis

Ballshiotët ishin më kërkues në këtë sfidë dhe e nisën duelin me sulme të njëpasnjëshme ndërsa vendasit kishin vështirësi për të krijuar raste. Gjyqtari Myrtaj dha një penallti për Bylisin, por më pas falë VAR anuloi këtë vendim që kishte dhënë. Megjithatë pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve falë golit të Antoni në fundin e saj.

Në të dytën, Teuta dukej më kërkuese ndonëse nuk krijoi shumë raste për të shënuar, por në fund ngulmimi u shpërblye me golin e Hebajt, i cili barazoi shifrat në 1-1. Rezultati nuk ndryshoi më deri në fundin e ndeshjes e kështu, të dy skuadrat ndanë pikët.

TEUTA-BYLIS 1-1
77′ Hebaj / 41′ Antoni

MINUTË PAS MINUTE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

88’ Top nga thellësia për Grudën i cili i vjedh kohën Haremit duke devijuar topin. Portieri e godet duke shkaktuar faull jashtë zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

87’ Çyrbja harkon një goditje nga këndi në shtyllën e dytë, ku Qaqi me kokë tenton portën por pa gjetur katërkëndorin e ballshiotëve. Në sulm Teuta në këto minuta duke kërkuar avantazhin.

81’ Damçevski është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

80’ Perreira dhe Qardaku marrin vendin e Kaçorrit dhe Ruçit në minuat e fundit të sfidës për ballshiotët.

78’ Lajthia i afrohet përsëri shumë shpejt avantazhit me një aksion të shpejtë nga e majta, por në fund gjuajtja e tij para Qirkos gjen vetëm rrjetën e jashtme.

77’ GOOOL TEUTA. Pas zhvillimit të një goditje këndi, Haremi grushton topin por Hebaj me shpejtësi shtyn sferën në rrjetë 1-1.

76’ Në fushë Çyrbja për Çejkun te Teuta në këto minuta.

71’ Teuta përpiqet të krijojë por mbyllet shumë shpejt në çdo veprim sulmues nga Bylisi i cili niset shpesh me kundërsulme të rrezikshëm me Ruçin dhe Antoni.

68’ Freskim edhe në sulm për durrsakët, me Grudën i cili merr vendin e Boçit.

63’ Lëvizja e parë e Arapit te Teuta është aktivizimi i Gjinollarit në vend të Idrizajt.

60’ Harkim interesant nga e majta i Loran, Kotobelli mbyll gjithçka duke devijuar topin në fundore.

58’ Souza i lë vendin në fushë Lajthisë në pjesën e mbetur të sfidës për Bylisin.

56’ Aksion i shpejtë i Idrizajt nga e djathta, topi nuk largohet siç duhet nga ballshiotët dhe Çejku tenton portën, por dërgon sferën në duart e Haremit.

51’ Një goditje me kokë e E. Vilës mund të sjellë golin e avantazhit, por kapiteni i durrsakëve nuk ka saktësinë e duhur për të mposhtur Haremin.

46’ Rinis dueli pa zëvendësime te të dy skuadrat.

45’+5′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Bylisit. 

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

43’ Top në thellësi për Hebajn, sulmuesi nuk arrin të kontrollojë dhe gjithçka mbyllet me një fundore.

41’ GOOOL BYLIS! Antoni përfiton nga një harkim nga e majta që nuk devijohet nga askush, për të dërguar sferën në rrjetën e Qirkos.

39’ Anulohet penalltia! Myrtja pasi sheh pamjet vendos të kthejë mbrapsht vendimin e tij ndërsa ndëshkon më pas me të verdhë për simulim sulmuesin e Bylisit.

35’-38′ Souza hyn në zonë në krahun e majtë dhe pas një kontakti me Karabecin rrëzohet. Gjyqtari Myrtja bën shenjë nga pika e bardhë pa hezituar, pavarësish protestave të durrsakëve. Nis një komunikim i gjatë me VAR për të përcaktuar nëse kishte kontakt apo jo dhe më pas niset të shohë vetë pamjet.

30’ Rasti i parë i rrezikshëm vjen pas 30 minutash lojë me Ruçin i cili përfiton nga një top i larguar jo mirë nga durrsakët për të tentuar portën. Sfera kalon mbi traversën e portës së Qirkos.

25’ Top i gjatë në thellësi për Hebajn në krahun e djathtë, sulmuesi nuk arrin të kontrollojë para Haremit i cili mbërthen sferën.

20’ Damçevski nuk di të largojë mirë topin nga zona dhe Boçi për pak sa nuk përfiton për të gjuajtur në portë, por vijërojtësi sinjalizon për pozicion jashtë loje.

18’ Harkim nga e majta në zonë për Antoni i cili gjuan me kokë, pa gjetur portën e Qirkos.

16′ Shumë luftë në mesfushë, por nuk ka gjuajtje drejt portave të  dy skuadrave.

9’ Maçollli nis një top në thellësi për Antoni, por ky i fundit nuk arrin të kontrollojë dhe Çejku largon sferën.

5’ Dy goditje këndi radhazi për Teutën. Te e dyta është Hebaj i cili gjuan me kokë por nuk gjen katërkëndorin e Haremit.

1’ Nis ndeshja në stadiumin “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Qirko, Idrizaj, Qaqi, Kotobelli, Karabeci, Beqja, Vila.E, Cejku, Hebaj, Vila.L, Boçi

BYLIS: Haremi, Trumçi, Preka, Damçevski, Loran, Qoshku, Souza, Maçolli, Ruçi, Kaçorri, Antoni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"