VIDEO/ Teuta e bën festë, thyen Tiranën dhe sjell Kupën në Durrës pas 15 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 23:57

VIDEO/ Teuta e bën festë, thyen Tiranën dhe sjell Kupën në Durrës pas 15 vitesh

Teuta është fituesja e Kupës së Shqipërisë në edicionin e 68-të të këtij kompeticioni. Skuadra durrsake, e drejtuar nga Edi Martini, ka arritur të marrë trofeun pasi mposhti me shifrat 2-0 Tiranën në stadiumin “Air Albania”.

teuta me kupen

Një sukses i merituar i “djemve të detit”, përballë një kundërshtari që u duk se i mungonte dëshira për të bërë atë që bëri gjatë kampionatit, ku riktheu titullin pas 11 vitesh. Goli që në minutën e 2-të nga qendërmbrojtësi Rustem Hoxha dhe në minutën e 79-të nga mesfushori me tipare sulmuese, Lorenco Vila, bënë me krahë durrsakët.116723358_485152622357329_275939582674325417_n (1)

FOTO: F.Hazisllari

 

Ekipi i Martinit u fut në fushë më i karikuar dhe mori atë që kërkoi, edhe pse bardheblutë patën rastet e tyre për të barazuar ndeshjen me Ngo dhe Torasën. Këtë herë skuadra e Emanuel Egbosë gaboi në mbrojtje, aty ku “veteranët” Vangjeli dhe Muça nuk ishin në një ditë të mirë. Kjo është Kupa e katërt në historinë e klubit durrsak, teksa më parë e kishte fituar në vitet 1995, 2000 dhe 2005.

teutaa

Tashmë Tirana dhe Teuta do kenë mundësinë të rahpin sezonin 2020-2021 me finale e Superkupës, që sipas të gjitha gjasave mund të luhet më 31 gusht, por FSHF ende nuk e ka konfirmuar.

Fituesit

Libri i Artë i Kupës së Shqipërisë

 1938 – Tirana

1948 – Partizani

1949 – Partizani

1950 – Dinamo

1951 – Dinamo

1952 – Dinamo

1953 – Dinamo

1954 – Dinamo

1957 – Partizani

1958 – Partizani

1960 – Dinamo

1961 – Partizani

1963 – Tirana

1964 – Partizani

1965 – Vllaznia

1966 – Partizani

1968 – Partizani

1970 – Partizani

1971 – Dinamo

1972 – Vllaznia

1973 – Partizani

1974 – Dinamo

1975 – Elbasani

1976 – Tirana

1977 – Tirana

1978 – Dinamo

1979 – Vllaznia

1980 – Partizani

1981 – Vllaznia

1982 – Dinamo

1983 – Tirana

1984 – Tirana

1985 – Flamurtari

1986 – Tirana

1987 – Vllaznia

1988 – Flamurtari

1989 – Dinamo

1990 – Dinamo

1991 – Partizani

1992 – Elbasani

1993 – Partizani

1994 – Tirana

1995 – Teuta

1996 – Tirana

1997 – Partizani

1998 – Apolonia

1999 – Tirana

2000 – Teuta

2001 – Tirana

2002 – Tirana

2003 – Dinamo

2004 – Partizani

2005 – Teuta

2006 – Tirana

2007 – Besa

2008 – Vllaznia

2009 – Flamurtari

2010 – Besa

2011 – Tirana

2012 – Tirana

2013 – Laçi

2014 – Flamurtari

2015 – Laçi

2016 – Kukësi

2017 – Tirana

2018 – Skënderbeu

2019 – Kukësi

2020 – TEUTA

FT| Teuta – Tirana 2-0

Hoxha 2′, L. Vila 78

Komenti live:

Përfundon takimi!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë nga arbitri i katërt.

87’ Lëviz bukur Kallaku dhe i drejtohet portës së Liksës, por Hoxhallari e ndal në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

86′ Zëvendësimi i fundit te Tirana, largohet nga fusha Kobina dhe në vendin e tij inkuadrohet Stafa.

80′ Zëvendësim te Teuta, largohen nga fusha e lojës Hebaj dhe Kuro, për t’i lënë vendin Kapllanit dhe Beqjas.

78’ GOOOOOOOOL 2-0 TEUTA. Fantastik Lorenco Vila, i cili përfiton pas një gafe të Vangjelit dhe nuk mund të gabojë para portës, duke shënuar të dytin për ekipin e tij.

 

74’ Ndërhyrje e gabuar ndaj Agustin Torasës pranë zonës së Teutës, Emiliano Vila ndëshkohet me karton të verdhë.

72’ Zgjat vetëm 7 minuta ndeshja për Arbër Çyrbja, i cili është i detyruar të largohet i dëmtuar për t’i lënë vendin Grudës.

68’ Predhë nga Kristi Vangjeli nga jashtë zone, i vëmendshëm Frashëri i cili grushton dhe largon rrezikun.

66’ Futet bukur në zonë Torasa, kalon Arapin dhe shfaqet përballë me portën, por gjuajtja e tij shkon jashtë.

65′ Z137vendësim edhe te Teuta. Largohet nga fusha e lojës Avdyli për t’i lënë vendin Cyrbjas.

63’ Flirton me golin Tirana. Vangjeli jep një krosim perfekt për Ngo  në zonë, por sulmuesi anglez gjuan keq me kokë.

59’ Tjetër zëvendësim te Tirana, Egbo largon nga fusha e lojës Sidibe për të futur në fushë Karabecin.

56’ Mundësi e mirë për Tiranën, me Torasën që merr një pasim të bukur në zonë, por godet keq.

51’ Aksion  model i lojtarëve të Teutës, por Hebaj tregohet i pasaktë në momentin e fundit dhe shpërdoron një mundësi shumë të mirë.

49′ Zëvendësimi i parë te Tirana. Largohet nga fusha e lojës Edon Hasani, për t’i lënë vendin Beshirajt.

Starton pjesa e dytë!

Arapi: Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Shpresoj që në pjesën e dytë të dyfishojmë.

Batha: E nisëm shumë keq, pasi pësuam shumë shpejt. Duhet të jemi më të saktë para porte, për ta shënuar.

Mbyllet pjesa e parë!

39’ Pranë golit të dytë Teuta me Kallakun që futet bukur në zonë, por arbitri ndalon lojën për prekje të topit më dorë.

28’ Ndëshkohet me karton të verdhë Todorovski, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Torasës pranë zonës së rreptësisë.

25’ Momente tensioni në zonën e Teutës, Ngo përplaset me kundërshtarët dhe arbitri Hamiti e ndëshkon me karton të verdhë. Ndëshkohet edhe Stivi Frashëri.

24’ Goditje dënimi për Tiranën pranë zonës së rreptësisë së Teutës. Provon Batha me një predhë të fortë, por Frashëri është i vëmendshëm dhe ia del ta dërgojë në goditje këndi.

20’ Krosim i rrezikshëm nga ana e Agustin Torrasës, godet me kokë Hasani, por topi shkon mbi portën e Stivi Frashërit.

19’ Vertikalizim perfekt i Kobina për Ngo, por ky i fundit nuk e arrin dot topin.

15’ Rrezikon Tirana! Kobina dërgon një krosim të rrezikshëm në zonën e Teutës, por Torasa nuk ia del të përfitojë dhe ta dërgojë topin në rrjetë.

13’ Pranë golit të dytë Teuta më Emiliano Vilën, i cili merr një krosim perfekt nga Kuro, por bllokohet në momentin e fundit nga Hoxhallari dhe Lika.

11’ Vuan Tirana! Teuta tepër agresive në këto minuta të para. Ndeshje spektakolare në “Air Albania”.

7’ Krosim i rrezikshëm nga ana e Bathës, tenton Ngo me kokë, por bllokohet nga mbrojtja e Teutës.

2’ GOOOOOOOL TEUTA 1-0! Fantastik Rustem Hoxha, i cili pas një krosimi perfekt të marrë nga goditja e këndit ia ka dalë ta dërgojë topin në rrjetë dhe të kalojë në avantazh ekipin e Martinit.

Stratton takimi në stadiumin “Air Albania”, skuadrat në kërkim të fitores!

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Avdyli, Aleksi, E. Vila. Kallaku, L. Vila, Hebaj. Trajner: Edi Martini

TIRANA: Lika, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Sidibe, Hasani, Torasa, Kobinah, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo.

116603406_1227914004234718_3302742572847677678_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"