VIDEO/ Tetë gola në gjysmëfinale, Tirana shkatërron “ëndrrën” e Luftëtarit dhe shkon në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2019 | 18:55

VIDEO/ Tetë gola në gjysmëfinale, Tirana shkatërron “ëndrrën” e Luftëtarit dhe shkon në finale

Ka përfunduar takimi mes Tiranës dhe Luftëtarit. Ka qenë një fitore tenistike ajo e bardhebluve përballë gjirokastritëve ku kanë shënuar plot 5 herë dhe duket se janë “çliruar” edhe për vazhdimësinë në kampionat.

bandicam 2019-05-08 18-33-22-823

Ndërkohë Luftëtari largohet në gjysmëfinale dhe e lë ëndrrën në mes, pasi pas 37 vitesh ishin në këtë fazë të Kupës, edhe pse realizoi plot 3 gola. Daja, Kobina nga pika e bardhë, Ngo dhe 2 herë Sentamu kanë qenë ata që i kanë dhuruar finalen Memës.

 

Tirana-Luftëtari 5-3

Daja 21′, Kobina 48 (11m) Ngo 53′ Sentamu 74′ 88’/ Fili 41′ Oshafi 80′ Neziri 90+4

KOMENTI

90+4. Përfundon takimi.

90+4. GOOL. Realizon edhe Neziri pas spondës së marrë nga sulmuesi Dunga, por ky gol vlen vetëm për statistikë.

90′ 4 minuta shtesë të akorduara nga gjyqtari.

88′ GOOL Sentamu realizon dobietë. Aksion i mirë i bardhebluve, ku kombinimet mes Muçit dhe Kobinah bëjnë që Sentamu të shfaqet i lirë nga e djathta dhe nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. 5-2.

78’ GOOL. Top i gjatë nga goditja e dënimit. Oshafi dërgon topin në rrjetë me kokë me një parabol.

77’ Tirana fiton penaltli me Grecën  por gabon Sentamu duke goditur jashtë.

74′ GOOL Sentamu.Goditje nga këndi për Tiranën. Kroson Kobina dhe Sentamu e dërgon topin në rrjetë.

sentami goli 1 on Vidnews.

72’ Zëvendësimi i parë te Tirana, largohet Ngo, në fushë Sentamu.

68’ Rast i mirë për Luftëtarin për të ngushtuar diferencat. Hyseni provoi nga një distancë afërt por goditja ishte ballore. Grushton Abibi.

63’ Lojë e ashpër nga të dyja skuadrat. Hamiti  fal disa prej lojtarëve për ndërhyrjet.

60′ Oshafi ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.

58’ Tirana vazhdon të jetë kërkuese. Ngo driblon mirë në hyrje të zonës, por në momentin e fundit i hiqet topi për në goditje nga këndi.

54′ Karton i verdhë për Dajën.

53′ GOOL. Ngo i hedh të gjithë përtokë dhe realizon edhe golin e tretë duke lënë pas 3 mbrojtës.

48′ GOOL. Shënon Kobina nga pika e bardhë e 11-metërshit. Pas penalltisë së fituar nga Daja. Fillisht ishte Ngo e topin në dorë për të gjuajtur, por më pas nga stoli “urdhëruan” të godiste Kobina, i cili e dërgoi lehtësisht në rrjetë. 

46′ Starton pjesa e dytë

45+1 Përfundon pjesa e parë.

45′ 1 minutë shtesë nga gjyqtari i katërt.

41′ GOOLL Fili. Barazohet rezultati. Abibi lë topin për Mavaje, ky i fundit hutohet dhe e rrëmbejnë gjirokastritët që pasojnë për te Fili ky i fundit nuk e ka të vështirë ta ndal në rrjetë. 1-1.

39’ Më kërkues Luftëtari që shfaqet herë pas herë në zonën e vendasve. Tirana kërkon të shfrytëzojë kundërsulmet me shpërthimet e Halilit.

35’ Doka për pak bën një gafë në portën e tij. Kthen një top te Abibi, por ky i fundit është i vëmendshëm edhe pse topi ishte i fortë. Asnjë panik.

28’ Luftëtari kërkon penallti për një prekje të topit me dorë, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti.

25’ Mundohet të reagojë Luftëtari pas golit të pësuar, por tentativat nuk kanë qenë të suksesshme.

21′ GOOL. Asion Daja zhbllokon rezultatin. Një supergol i shtatshkurtërit të Tiranës që me një roveshatë ka dërguar topin në rrjetë duke i shtangur të gjithë. Kontrollon mirë një top të ardhur nga Halili dhe “fluturon” në ajër.

16’ Tirana ka fituar epërsi territoriale ndaj Luftëtarit, por pa arritur të rrezikojë seriozisht portën kundërshtare.

11’ Tërheqje nga fanella e Grent Halilit, sulmuesi ndëshkohet me të verdhë.

10’ Toni Majeve shfrenin fantazinë, godet nga shumë larg, por Ruci kontrollon lehtësisht.

7’ Asnjë rast për tu përmendur në këto minuta. Skuadrat mbrohen mirë dhe studiojnë njëra-tjetrën.

2’ Tentativa e parë është për Luftëtarin, por pa asnjë rrezik për portierin Abibi.

1′ Nis sfida

FORMACIONET  ZYRTARE:

Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Mauexhe, Kobina, Hasani, Greca, Halili, Ngo. Trajner: Ardian Mema

59745634_294101464852617_9124585547073847296_n

Luftëtari: Ruçi, Demo, Kukaj, Koconis, Xhekson, Aleksi, Rapo, Hyseni, Hanti, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj

59717092_446575262578214_1814331105092829184_n

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"