VIDEO/ Të gjithë shqiptarët në fushë, Maqedonia e Veriut bën “paqe” në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2022 | 21:05

VIDEO/ Të gjithë shqiptarët në fushë, Maqedonia e Veriut bën “paqe” në miqësore

Maqedonia e Veriut zhvilloi ditën e sotme një test miqësor ndaj Finlandës, që përfundoi në barazim 1-1. Finlandezët kaluan të parët në avantazh me anë të Antman në minutën e 37-të.

bardhi

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, ishte futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi që vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 75-të.

Vlen të theksohet fakti se të gjithë futbollistët shqiptarë të disponueshëm në këtë duel, u aktivizuan nga trajneri Milevski. Musliu, Bejtullai, Alioski dhe Bardhi e nisën këtë përballje si titullarë, ndërkohë që shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, Elmazi dhe Valon Ethemi u aktivizuan nga stoli në pjesën e dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"