VIDEO/ Taulant Seferi shënon golin e dytë në Ukrainë, ish-sulmuesi i Tiranës tund rrjetën me Vorsklan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2022 | 21:43

VIDEO/ Taulant Seferi shënon golin e dytë në Ukrainë, ish-sulmuesi i Tiranës tund rrjetën me Vorsklan

Taulant Seferi ka realizuar sërish me fanellën e Vorskla Poltavës.

bandicam 2022-10-29 12-46-48-140

Ish-sulmuesi i Tiranës, ka shënuar në ndeshjen ku ekipi i tij i Vorsklës ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Minaj, e vlefshme për javën e 10-të në Premier Ligën ukrainase.

25-vjeçari ka shënuar golin në minutën e 19′ pas një asisti të Olijnnyk duke u treguar i saktë përpara portës me një goditje të bukur brenda zonës.

Për Taulant Seferin, ky ishte goli i tij i dytë në 10 ndeshje në kampionat me fanellën e Vorsklës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"