Video / Surpriza e parë në La Liga, Girona ndal Atletikon pas një dueli të çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 22:27

Video / Surpriza e parë në La Liga, Girona ndal Atletikon pas një dueli të çmendur

Nuk ka vonuar surpriza e parë në kampionatin spanjoll të futbollit, ku Atletiko Madrid është ndalur në fushën e Gironës në një barazim 2-2. Gjithçka ka ndodhur në një ndeshje të pabesueshme ku ekipi i Simeones u gjend shpejt në disavantazh të dy golave dhe më pas rikuperoi gjithçka vetëm në fund, kur kishte mbetur me 10 lojtare.

1503076476_648278_1503167695_noticia_normal

Dy golat e Stuani i dhanë një avantazh të rëndësishëm Gironës që pas 25 minutave të para duke komplikuar situatën për Atletikon që nuk është shfaqur aq mirë në fazën sulmuese edhe në ndeshjet përgatitore për sezonin e ri.

Në minutën e 67 erdhi edhe episodi i cili në fakt ndihmoi disi madrilenët pasi i zgjoi ata nga gjumi. Grizman u ndëshkua me karton të verdhë për simulim pas një rrëzimi në zonën kundërshtare dhe pas protestave të francezit, gjyqtari i nxori edhe të kuqin.

15031722631486

Me 10 lojtarë, Atletiko reagoi me forcë duke ngulmuar dhe gjetur dy golat me Korrea e Gimenez për të barazuar shifrat në 2-2, rezultat që do të rezistonte deri në vërshëllimën përfundimtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"