VIDEO/ Sukses historik, Ballkani i Ilir Dajës fiton për herë të parë Superkupën e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2023 | 21:39

VIDEO/ Sukses historik, Ballkani i Ilir Dajës fiton për herë të parë Superkupën e Kosovës

Ballkani i Ilir Dajës, ka regjistruar një tjetër sukses historik, duke e fituar për herë të parë Superkupën e Kosovës, teksa mposhti në finale Llapin me rezultatin 1-0, në duelin e zhvilluar në Belek të Turqisë.

ballkani

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa nuk u regjistrua as ndonjë rast i mirë shënimi. Vlen të theksohet fakti se në minutën e 28-të, futbollisti i Llapit, Bekim Maliqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijët me 10 lojtarë.

Ballkani e shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë dhe gjatë pjesës së dytë rriti presionin. Kampionët në fuqi të Kosovën golin e fitores e shënuan në minutën e 62-të, kur Lumbardh Dellova shënoi me kokë pas një harkimi të saktë nga Armend Thaqi.

Në fundin e ndeshjes gjyqtari nxori nga xhepi edhe dy kartonë tjerë të kuq. Pas një përplasjeje fizike e pësuan Alef Firmino dhe Lindon Emërllahu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"