VIDEO/ Strakosha triumfon në finalen shqiptare, Lacio thyen Atalantën dhe fiton Kupën e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2019 | 22:44

VIDEO/ Strakosha triumfon në finalen shqiptare, Lacio thyen Atalantën dhe fiton Kupën e Italisë

Lacio ia doli të fitojë brenda kohës së rregullt, me shifrat 0-2, finalen e Kupës së Italisë, me shifrat 0-2 ndaj Atalantës.

bandicam 2019-05-15 22-42-44-274

Në një finale edhe brenda shqiptarësh, ku Gjimshiti e nisi si titullar përballë Strakoshës, ndeshja nisi e luftuar nga të dyja ekipet, por rastin e parë më të mirë e kishte Atalanta, me De Run në minutën e 26-të që goditi shtyllën e Strakoshës, ndërsa në vijimin e po të njëjtit aksion, Gjimshiti u ndal nga një mbrojtës duke mos gjetur dot rrjetën për pak.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë që rast për Atalantën pati Hatebur në fillimin e së dytës. Me kalimin e lojës, Lacio e mori veten dhe kërkoi të rrezikonte më shumë, me Korrean.

Gjithsesi, goli i zhbllokimit erdhi vetëm në minutën e 82-të, ku në një goditje këndi, ishte serbi Milinkoviç-Saviç, që i mori kohën Gjimshitit në zonë, dhe goditi për të gjetur rrjetën.

Gasperini provoi gjithçka për gjithçka, por edhe golin e dytë dhe të vulosjes së takimit, e gjeti Lacio, në minutën e 90-të me Korrean, pas një kundërsulmi perfekt personal. Kryeqytetasit e mbajtën këtë fitore, dhe në fund fituan Kupën e Italisë, duke shpëtuar në një lloj mënyre këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

 

FT | Atalanta-Lacio 0-2

GOL:  / Milinkoviç-Saviç 82′, Korrea 90′

82′ Zhbllokohet më në fund finalja . Pas një goditje këndi, Milinkoviç-Saviç i merr kohën Gjimshitit, dhe e çon topin në cepin tjetër të portës së Golinit. Lacio në avantazh.

26’ Rast flagrant për Atalantën. Pas një goditje dënimi, topi mbetet te De Run në hyrje të zonës, që godet, por topi përplaset vetëm në shtyllën e Strakoshës. Më pas, në vazhdimin e aksionit, është Gjimshiti që godet, por topi ndalet nga një prej mbrojtësve.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

Atalanta (3-4-2-1): Golini, Palomino, Gjimshiti, Masielo, Hatebur, De Run, Frolier, Castanje, Iliçiç, Gomez, Zapata. Trajner: Gasperini.

Lacio (3-5-2): Strakosha, Bastos, Açerbi, Luiz Felipe, Luliç, Luis Alberto, Leiva, Parolo, Marusiç, Korrea, Imobile. Trajner:  Inzaghi

hahaha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"