VIDEO / Start i mbarë i mesfushorit të Kombëtares, shënon golin e parë të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2021 | 18:15

VIDEO / Start i mbarë i mesfushorit të Kombëtares, shënon golin e parë të kampionatit

Kampionati çek i futbollit ka startuar sot me një gol shqiptar. Mesfushori i përfaqësueses kuqezi, Kristi Qose, ka shkruar emrin e tij si golashënuesi i parë i këtij edicioni, duke tundur rrjetën në barazimin e skuadrës së tij, Karvina.

qose-750x430

Ekipi i tij luante ndeshjen e parë të kampionatit në transfertë ndaj Pordubice, por ia doli të gjente shpejt rrugën e rrjetës falë mesfushorit t shqiptar, që në minutën e 6 të duelit. Karvina fitoi një penallti dhe për ta ekzekutuar atë shkoi si zakonisht Qose, i cili është një ekspert i gjuajtjeve të tilla.

Ai realizoi me qetësi duke i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij e njëkohësisht duke shkruar emrin si golashënuesi i parë i këtij edicioni në kampionatin e Republikës Çeke. Për fat të keq, skuadra e mesfushorit shqiptar nuk arriti të administronte avantazhin dhe sfida e sotme u mbyll me barazimin 2-2.

Qose ka qenë rregullisht pjesë e përfaqësueses shqiptare në edicionin e parë nën drejtimin e Edi Rejas. Por që me ndeshjen kundër Francës, ku ai u aktivizua në pjesën e parë, mesfushori nuk ka qenë më protagonist me fanellën kuqezi edhe pse ka luajtur rregullisht me skuadrën e tij në kampionatin çek.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"