VIDEO SPECIALE/ Pritje mes ankthit dhe festë elektrizuese, si u përjetua te Valbona hapi fals i rivalëve të Besëlidhjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 17:43

VIDEO SPECIALE/ Pritje mes ankthit dhe festë elektrizuese, si u përjetua te Valbona hapi fals i rivalëve të Besëlidhjës

Valbona mori një “asist” të artë ditën e sotme, duke hedhur vështrimin drejt Kategorisë së Parë. Tropojanët triumfuan me rezultatin 0-5 në transfertë ndaj Albanëve, teksa “qershia mbi tortë” për ta ishte hapi fals i rivalëve të Besëlidhjes në shtëpi ndaj Tërbunit të Pukës. Lezhjanët u ndalën në barazim 3-3 në duelin e ditës së sotme, duke hedhur në erë gjithë sezonin.  

MixCollage-06-Apr-2024-05-42-PM-4175

Kjo ndalesë e Besëlidhjes ngushtoi diferencën me Valbonën në vetëm 1 pikë, ndërkohë që tropojanët kanë edhe një ndeshje më pak dhe kanë shansin e artë për të rrëmbyer kryesimin në duelet në vijim.  

Në një video speciale të siguruar nga “Panorama Sport”, në fundin e ndeshjes me Albanët, skuadra e Valbonës ishte duke ndjekur në ankth ndeshjen mes Besëlidhjes dhe Tërbunit. Në momentin e sinjalizimit të përfundimit të këtij dueli me shifrat 3-3 një festë elektrizuese shpërtheu në kampin tropojan. Një festë kjo me aromën e Kategorisë së Parë. Për më tepër shikoni pamjet:  

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"