Reziston më shumë se 3 orë dhe fiton në limite, Nadal kualifikohet në 1/8-tat e turneut të Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2024 | 20:08

Reziston më shumë se 3 orë dhe fiton në limite, Nadal kualifikohet në 1/8-tat e turneut të Madridit

Tenisti Rafael Nadal fiton në limite në turneun e Madridit teksa mposhti me shifrat 2-1, Cachin.

nadal

Ajo që habiti të pranishmit dhe opinionit, ishte fakti që 37-vjeçari duroi për më shumë se tre orë në një moment që fiziku i tij ende nuk është në maksimum.

Nadal, e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer duke fituar setin e parë me imponim, 6-1. Por, në të dytin, vuajti jashtë mase dhe ishte një set që zgjati për një orë e 27 minuta dhe që u fitua nga tenisti argjentinas në “tie-break” 6-7.

Megjithatë, spanjolli riktheu edhe njëherë një nga ato performancat e kohëve të arta dhe ia doli të fitojë ndeshje në setin e tretë të cilin e mbylli me rezultatin 6-3.

Kështu, Nadal mbërrin deri në 1/8-tat e turneut të Madridit dhe në raundin pasardhës do të përballet me çekun Lehecka, një emër me të cilin nuk është përballur kurrë më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"