VIDEO/ Skenë e turpshme, trajneri futet në fushë dhe godet me kokë anësoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2022 | 20:48

VIDEO/ Skenë e turpshme, trajneri futet në fushë dhe godet me kokë anësoren

Një skenë e turpshme u regjistrua në kampionatin e moshave në Brazil, në sfidën mes Desportivo Ferroviaria dhe Nova Venecia të zhvilluar të dielën pasidte.

Trajneri

Në momentin që arbitri Artur Gomes Rabelo fryu bilbilin për të sinjalizuar fundin e pjesës së parë, trajneri i Desportivo, Rafael Soriano hyri në fushë për të kundërshtuar vendimin.

Soriano filloi të kundërshtonte gjyqtarin dhe mori një karton të verdhë për këtë. Anësorja Marcielly Neto, u përpoq ta ndante atë nga Rabelo. Por Soriano humbi gjakftohtësinë dhe goditi me kokë gjyqtaren në fytyrë.  u pa duke Asistentja femër u pa duke shtrënguar hundën e saj. Për më tepër shikoni videon:

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"