VIDEO/ Siti “leksion” me lojë, Totenhemi me gola. Murinjo mposht Guradiolën dhe fluturon në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 20:42

VIDEO/ Siti “leksion” me lojë, Totenhemi me gola. Murinjo mposht Guradiolën dhe fluturon në krye

Totenhemi ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Mançester Sitit, në supersfidën e javës së 9-të në Premier Ligë. Të besuarit e Murinjos e nisën shumë mirë ndeshjen, teksa gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 5 me anë të Hung-Min Son i cili shënoi pas një pasimi perfekt të marrë nga Ndombele.

TOTENHEMI

Pas kësaj skuadra e Guardiolës u mundua të reagonte dhe në fakt e gjeti golin në minutën e 27’, por u anulua për prekje të topit me dorë gjatë aksionit. Edhe pas këtij rasti Siti kishte mundësi shënimi, duke dominuar gjatë gjithë kohës, por nuk ia doli të gjente golin. Kur të gjithë prisnin golin e Sitit, ishte Totenhemi që shënoi, teksa Lo Kelso pas një pasimi të marrë nga Kejn në minutën e 65’, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.

Ekipi i Guardiolës vazhdoi me dominimin, duke tentuar disa herë portën, por pa sukses dhe në fund ndeshja u mbyll me fitoren e “Spurs”. Më këtë fitore, Totenhemi shkon në kuotën e 20 pikëve dhe kryeson Premier Ligën, ndërsA Siti mbetet në vendin e 10-të me 12 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"