VIDEO/ Silvinjo ngatërron Pragën me Moskën. Kujton që u shënoi supergol çekëve, por jo si mbaroi ndeshja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2023 | 22:43

VIDEO/ Silvinjo ngatërron Pragën me Moskën. Kujton që u shënoi supergol çekëve, por jo si mbaroi ndeshja

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka qenë një mbrojtës gjatë karrierës së tij futbollistike. Si i tillë, ka shënuar pak herë në portën kundërshtare. E megjithatë trajneri nuk kujton me shumë qartësi se si kanë përfunduar ndeshjet në të cilat ka qenë ai që ka tundur rrjetën.

sulvinjo

Kjo e ka bërë që të ngatërrohet në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes Çeki-Shqipëri në Pragë. Ai ka kujtuar se ka qenë protagonist me një gol ndaj Spartës së Pragës kur vishte fanellën e Arsenalit, por gaboi në mënyrë duke ngatërruar rezultatin përfundimtar të takimit.

“Hera e fundit këtu me Arsenalin? Një kujtim i keq, se e humbëm atë ndeshje. Ishte një gol shumë i bukur që shënova. Kur humb ndeshjen, nuk është se të bëhet qejfi”, tha Silvinjo gjatë konferencës, duke u gabuar pasi supergoli i shënuar ndaj çekëve në shtatorin e vitit 2000, solli fitoren 1-0 të ekipit të tij në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve.

Me sa duket, Silvinjo është ngatërruar me ndeshjen e luajtur në Moskë ndaj Spartakut vendas. Bëhet fjalë për të njëjtin edicion të turneut, kur Arsenali u mund 4-1 në transfertë. Edhe në atë ndeshje, ishte pikërisht braziliani ai i cili shënoi golin e parë që në minutën e dytë të takimit, por më pas vendasit përmbysën gjithçka me katër golat e tyre.

Ndoshta duhej ta kishte kujtuar më mirë, edhe për faktin se ishin dy golat e tij të parë në Champions, me të tretin dhe të fundit që do të vinte vetëm 8 vite më vonë, kur vishte fanellën e Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"