VIDEO / “Shqiptar m…”, skandal racizmi nga tifozët e ish-skuadrës së Andi Lilës me mbrojtësin që luan për Greqinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 17:48


VIDEO / “Shqiptar m…”, skandal racizmi nga tifozët e ish-skuadrës së Andi Lilës me mbrojtësin që luan për Greqinë

Historia përsëritet. Një tjetër shqiptar i cili ka zgjedhur të luajë për Greqinë, e sheh veten të përfundojë viktimë e thirrjeve raciste kundër tij në stadiumet greke.

sdsdsdsdsdsdsdsdsd

Lazaros Rota, mbrojtësi 24-vjeçar me origjinë shqiptare, prej disa vitesh ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë dhe ka luajtur me kombëtaren e madhe dy ndeshje deri tani. Por për tifozët grekë duket se është ende problem origjina e tij dhe dje në stadiumin ku për shumë vite ka qenë i shtëpisë një emër i njohur i përfaqësueses shqiptare si Andi Lila, nuk janë kursyer thirrjet raciste ndaj shqiptarit i cili luan me AEK të Athinës.


Fyerje pa fund e mes tyre edhe ato “shqiptar m…” kanë vërshuar nga tribunat në fund të sfidës, siç tregohet në këtë video”,  teksa Rota po largohej nga fusha. Një situatë të cilës ai i është përgjigjur me qetësi, duke i duartrokitur dhe në fund duke i kujtuar edhe rezultatin si kishte përfunduar sfida.

PANORAMASPORT.AL