VIDEO/ Shënon golin e vetëm dhe futet portier, ish-sulmuesi i Milanit bën heroin për Sevijan me super pritje në minutën e 99-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 23:48

VIDEO/ Shënon golin e vetëm dhe futet portier, ish-sulmuesi i Milanit bën heroin për Sevijan me super pritje në minutën e 99-të

Lukas Okampos është kthyer në një hero të padiskutueshëm për Sevijan në ndeshjen e djeshme ndaj Eibarit, të fituar me rezultatin 1-0.pjimage (1)

Ishte pikërisht Okampos që shënoi golin e vetëm dhe të fitores për Sevijan, në një ndeshje shumë të luftuar. Megjithatë ish-sulmuesi i Milanit nuk shkëlqeu vetëm në sulm, por edhe në portë.

Në minutat e fundit portieri i Sevijës u dëmtua dhe trajneri i kishte kryer të gjitha zëvendësimet, me Okampos që vendosi të marrë rolin e portierit.

Ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, i cili në minutën e 99-të të ndeshjes bën një pritje shumë të bukur, duke i siguruar fitoren ekipit të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"