VIDEO/ Salah i jep fitoren, Liverpuli marshon me pikë të plota. Mbrojtja një “bunker”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 20:24

VIDEO/ Salah i jep fitoren, Liverpuli marshon me pikë të plota. Mbrojtja një “bunker”

Liverpuli arriti një tjetër fitore në Premier League, në javën e tretë të kampionatit anglez. Në shtëpi përballë Brajtonit, ekipit të Klop i mjaftoi një gol i Salah, në minutën e 23-të, për të marrë një tjetër 3 pikësh, që tashmë e çojnë në 9 të plota, pas 3 ndeshjeve të para.

salah

Rastet për të kuqtë nuk munguan, por finalizimi nuk ishte në nivelet e pritura. Loja u kontrollua totalisht nga ekipi vendas, por gjithsesi nuk arritën të fusnin në kasafortë 3 pikët para fundit të lojës. Vlen të përmendet mbrojtja e hekurt, ku në 3 ndeshjet e para, nuk kanë pësuar asnjë gol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"