VIDEO/ Realizoi dopietë ndaj Lilës, shikoni si Nejmar i dedikon golin legjendës Kobi Brajant

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 23:19

VIDEO/ Realizoi dopietë ndaj Lilës, shikoni si Nejmar i dedikon golin legjendës Kobi Brajant

PSG-ja arriti të triumfonte me rezultatin 0-2 në sfidën ndaj Lilës të vlefshme për kampionatin francez. Të dyja golat për kampionët në fuqi i shënoi ylli brazilian Nejmar.

Nejmar

Në minutën e 28-të, O’Nei kaloi në avantazh PSG-në pas një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës. Ky ishte goli i shtatë radhazi në Ligue 1

Në minutën e 52-të ka ardhur edhe goli i dytë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky gol iu dedikua legjendës Kobi Brajant, që u nda nga jeta sot. Braziliani ka marrë lajmin gjatë pushimit të ndeshjes Lille-PSG. Ai bëri numrin “24” përpara kamerave dhe më pas ngriti kokën nga qielli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"