VIDEO/ Reali hap fals si Barcelona, vetëm barazim pa gola ndaj Bilbaos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2017 | 22:39

VIDEO/ Reali hap fals si Barcelona, vetëm barazim pa gola ndaj Bilbaos

Reali i Madridit e ka mbyllur në një barazim pa gola, transfertën ndaj Atletik Bilbaos. Madrilenët nuk arritën të shfrytëzojnë kështu, ndalesën e Barcelonës, e cila po ashtu barazoi 2-2 ndaj Selta Vigos.

ronaldo reali

Ndeshja ishte me raste nga të dyja skuadrat, e ndezur dhe e luftuar. Portierët respektivë bënë detyrën, duke mbajtur rrjetat të paprekura. Reali e mbylli sfidën me 10 lojtarë, pas dy kartonëve të verdhë, që mori i përhershmi, Serxho Ramos.

Pas këtij barazimi, Reali mbetet në vendin e 4-të, me 28 pikë, po aq sa Sevilja, e cila më herët fitoi ndeshjen e saj, 2-0 ndaj Deportivo La Korunjas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"