VIDEO/ Reagon në momentin më të vështirë, nuk e ndalin dot “rrufenë” e Lenjanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 17:45

VIDEO/ Reagon në momentin më të vështirë, nuk e ndalin dot “rrufenë” e Lenjanit

Anësori i majtë i kombëtares së Shqipërisë Ermir Lenjani regjistroi sërish emrin e tij në tabelën e golashënuesve.

LENJANI

30-vjeçari shënoi në takimin që skuadra e tij Sion po zhvillon kundër Tunit, e vlefshme për kampionatin zviceran.

Një kundërsulm i skuadrës së lojtarit kuqezi u shpërblye me gol në minutën e 70-ë. Fillimisht topi u ndal nga mbrojtësit e Tunit, por Lenjani goditi fuqishëm topin pa u menduar dy herë. I ndihmuar nga devijimi i njërit prej lojtarëve kundërshtarë, Lenjani ngushtoi rezultatin nga 2-0 në 2-1.

Lenjani po kryen një sezon mjaft pozitiv në aspektin individual duke realizuar 5 gola dhe 3 asiste në 18 ndeshje të kampionatit zviceran.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"