VIDEO/ Progni shënon gol spektakolar, Llapi turpëron kampionët e Ballkanit! Derbi Drita-Gjilani mbyllet në… “paqe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2022 | 15:44

VIDEO/ Progni shënon gol spektakolar, Llapi turpëron kampionët e Ballkanit! Derbi Drita-Gjilani mbyllet në… “paqe”

Ditën e sotme u luajtën 2 sfidat interesante të vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës. Padyshim që surpriza më e madhe ishte humbja 1-4 e kampionëve të Ballkanit në duelin ndaj Llapit të zhvilluar në Suharekë.

nsdnhjkhndd
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2, falë golave të Fernandinjos dhe Riverës, në minutat 7 dhe 35-të.

Ndërkohë në fragmentin e dytë të lojës, miqtë nga Podujeva, shënuan edhe 2 herë të tjera, me Riverën dhe Prognin. 36-vjeçari tropojan, që në të kaluarën është aktivizuar me shumë skuadra të Superiores, rrëmbeu skenën me një supergol nga goditja e dënimit, në minutën e 90-të, duke surprizuar të gjithë. Një realizim spektakolar ky i Prognit.

Golin e nderit për vendasit e Ballkanit, e shënoi Dellova në minutën 90+2’.

 

Një duel tepër interesant ishte dhe ai mes Dritës dhe Gjilanit, një derbi që ka qenë gjithmonë i luftuar dhe elektrizues. Përballja e sotme u mbyll në barazimin 1-1.

Gjilani kaloi i pari në avantazh me Zabergjan në minutën e 67-të, teksa Drita barazoi shifrat me ish-futbollistin e Skënderbeut, Ajzeraj në minutën e 82-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"