Pretendimet për njëanshmëri të gjyqtarit Meta, Partizani denoncon me pamje filmike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2018 | 15:19

Pretendimet për njëanshmëri të gjyqtarit Meta, Partizani denoncon me pamje filmike

Partizani akuzoi gjyqtarin Kridens Meta si të njëanshëm në vendimet e tij në përballjen e djeshme ndaj Kukësit. Sipas të kuqve, arbitëri nga Tirana i ka kursyer kartonat e verdhë ndaj miqve, ndërsa për vendasi nuk ndodhi e njëjta gjë.

28309212_10211739836714829_284646234_o

Ditën e sotme, nëpërmjet një video në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi i Partizanit ka bërë publike edhe momentet ku sipas tyre, gjyqtari i ka vepruar me dy standarte duke toleruar futbollistët e Kukësit dhe duke ndëshkuar ata kryeqytetas.

“Pamje që nuk kanë nevojë për koment për ata që duan të dinë të vërtetën, ata që duhet të dinë të vërtetën dhe që nuk duan të shikojnë të vërtetën”, shkruan klubi i kuq në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"