VIDEO/ “Poker” dhe fitore bindëse, Milani merr tre pikë në transfertën me Spal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 17:58

VIDEO/ “Poker” dhe fitore bindëse, Milani merr tre pikë në transfertën me Spal

Milani tregoi përsëri këtë javë, se po vazhdon me ndeshjet e mira, dhe fitorja e sotme në transfertë ndaj Spal konfirmoi një periudhë pozitive tek kuqezinjtë. Dy golat e Kutrones, si dhe rrjetat e Biljas dhe Borinit, i dhanë skuadrës së Gatuzos një tjetër tri pikësh, gjë që solli edhe fitoren e 11-të këtë sezon.

milan

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 38 pikëve, dhe afrohet me vendin e gjashtë, që të siguron edhe një biletë për në Europa Ligë. Skuadra e Gatuzos u rikthye tek fitorja, teksa javën e kaluar u ndal në një barazim me Udinezen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"