VIDEO/ Po shoqëronte babain e tij në aeroport, shikoni si e ka përjetuar tifozi argjentinas golin e Mesit kundër Meksikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2022 | 16:49

VIDEO/ Po shoqëronte babain e tij në aeroport, shikoni si e ka përjetuar tifozi argjentinas golin e Mesit kundër Meksikës

Argjentina mposhti 2-0 Meksikën në Botërorin e Katarit, duke i rikthyer sërish shpresat tifozëve.

20

Por një moment tepër i veçantë ka ndodhur teksa Mesi shënoi golin e parë në minutën e 64’.

Një tifoz argjentinas ndodhej në aeroport teksa po shoqëronte babain e tij, dhe në momentin që po ndaheshin, Argjentina kaloi në avantazh.

Djali ka vrapuar menjëherë për të shikuar golin duke lënë babain e tij aty.

Kjo video është publikuar nga media spanjoll “AS”, por tashmë po qarkullon në gjithë rrjetin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"