VIDEO/ Përsëri zëvendësues, Broja jep asistin e parë me fanellën e Fullhem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 23:11

VIDEO/ Përsëri zëvendësues, Broja jep asistin e parë me fanellën e Fullhem

Armando Broja sot ka qenë për herë të parë protagonist i një goli për skuadrën e Fullhem, edhe pse vazhdon të jetë një zëvendësues në radhët e ekipit të tij.

bandicam 2024-03-09 18-01-00-016

Sulmuesi shqiptar e nisi nga stoli ndeshjen kundër Ullvërhempton në transfertë, për t’u aktivizuar vetëm në minutën e 79 të sfidës, kur rezultati ishte 2-0 për vendasit dhe fati i sfidës ishte kompromentuar.

Megjithatë, ai ishte protagonist në disa aksione radhazi të ekipit të tij në fundin e ndeshjes dhe kur regjistrohej minuta e 7 shtesë, ishte pjesë e rëndësishme e aksionit të golit që vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.

SHIH VIDEON

Pas një aksioni nga e majta e sulmit të Fullhem, Broja mori një pasim që ai e ktheu drejt portës, me Iuobin i cili më pas shtyu sferën në rrjetë për të shkurtuar diferencën. Një gol që nuk vlen për renditjen, por ndoshta do të ndihmojë sulmuesin shqiptar pas këtij asisti për vetëbesimin e për pak minuta më shumë në ndeshjet e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"