VIDEO/ Penalltia e mohuar e Kukësit, reagon klubi verilindor: Kërkojmë drejtësi, është e disata herë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2023 | 9:50

VIDEO/ Penalltia e mohuar e Kukësit, reagon klubi verilindor: Kërkojmë drejtësi, është e disata herë

Kukësi u mposht në Rrogozhinë përballë Egnatias në sfidën e parë të javës së 11-të me rezultatin 2-1.

rashiti

Në minutën e 60’, Fangaj i ndërhyn brenda zonës Rashitit, por arbitri Andi Koiçi nuk e akordoi si penallti, teksa nuk ndërhyri as VAR-i.

Kjo gjë duket se i ka lënë të pakënaqur në klubin verilindor, me këtë të fundit që ka reaguar në rrjetet sociale.

Vetë Kukësi ka postuar pamjet e ndërhyrjes së Fangajt ndaj Rashitit, duke thënë se ishte një penallti e pastër.

“Kërkojmë drejtësi! Është e turpshme ajo që ndodhi ditën e djeshme në ndeshjen KF Egnatia 2-1 FK Kukësi ku ekipit tonë iu mohua një penallti e pastër! Arbitiri i ndeshjes, Andi Koçi bashkë me arbitrin e VAR, Olsid Ferataj dështuan në gjykimin dhe interpretimin e këtij rasti duke bërë qartas gabime me dashje. Këto janë raste që mund të ndryshojnë rrjedhjen e ndeshjes! Është e disata herë që kjo gjë i ndodh ekipit tonë nga niveli i dobët që kanë këta arbitra! Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe kartonët që janë abuzuar kundër lojtarëve të ekipit tone, ku çdo prekje apo luftë sportive përfundonte në kartonë kundër lojtarëve të ekipit tone! Kukësi do kërkojë drejtësi në instancat më të larta për rastet e lartpërmendura gjithashtu në veçanti për këta dy persona të ashtuquajtur arbitra! Kukësi nuk do dorëzohet edhe do kërkojë të luhet gjithmonë futboll”, shkruan Kukësi në postimin e bërë në “Instagram”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"