VIDEO/ Partizani “ngec” në Kamëz, “demat” ndajnë pikët me Kastriotin dhe rrezikojnë kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 0:10

VIDEO/ Partizani “ngec” në Kamëz, “demat” ndajnë pikët me Kastriotin dhe rrezikojnë kreun

Një tjetër hap fals i Partizanit në transfertë, kësaj radhe përballë Kastriotit me rezultatin 1-1, e vlefshme për javën e 17-të të Superiores.

kastrioti partizani

“Demat” ishin ata që kishin më së shumti kontrollin e lojës, duke kaluar në avantazh dhe fal një penalltie të realizuar në gol nga Caran ë minutën e 54’.

Por vetëm pas 12 minutash, ishte Zogaj i cili me një gjuajtje nga distanca, çoi topin në fundin e rrjetës, me Kastriotin që mund të dal i kënaqur nga kjo sfidë në mënyrën si shkuan gjërat.

Kështu Partizani vazhdon në vendin e parë me 30 pikë, duke shpresuar te një hap fals i Tiranës, ndërsa Kastrioti në vendin e 7-ë, që gjithashtu shpreson te një gabim i rivalëve.

REZULTATI:

KASTRIOTI 1-1 PARTIZANI

Zogaj 66′ / Cara (P) 54′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet S. Selmani dhe futet Ajazi.

87′ Maget provon me një gjuajtje me kokë në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

86′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Rrapaj dhe futet Buxhelaj.

74′ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani. Largohen Telsuhi dhe Cara, në vendin e tyre futen Matondo dhe Zekolli.

66′ GOOOL KASTRIOTI 1-1/ Zogaj lëviz bukur në hyrje të zonës dhe me një gjuajtje me të majtën çon topin në cepin e portës, me Rexhepin që nuk e arrin dot.

65′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Hoti dhe në vendin e tij futet Maget.

62′ Cara lë një top në zonë për Murataj, me këtë të fundit që godet mbi kuadrat.

60′ Zëvendësim te Kastrioti. Largohet Çela dhe në vendin e tij futet Rami.

54′ GOOOL PARTIZANI 0-1/ Cara niset nga pika e bardhë e penalltisë, tentativa e të cilit vetëm devijohet nga Sali dhe më pas shkon në rrjetë.

53′ Penallti për Partizanin. Karakaçi shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Skukës dhe gjyqtari akordon 11- metërsh.

46′ Mehmeti provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e të cilit shkon mbi kuadrat.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Bitri provon me një gjuajtje me kokë, e cila ndalet pa probleme nga Sali.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Rrapaj provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e të cilit shkon jashtë kuadratit.

34′ Presing i lartë i lojtarëve të Partizanit, por mbrojtja e krutanëve vazhdon të jetë e pakalueshme.

26′ Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

25′ Telushi provon me një gjuajtje direkt në portë, por Sali e ndal.

16′ Telushi hedh një krosim drejt zonës dhe Murataj provon me një gjuajtje me kokë e çon topin shumë pranë portës.

12′ Bitri shkakton një ndërhyrje të ashpër ndaj Hasanit dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

6′ Telushi hedh një krosim drejt zonës, por Sali del mjaft mirë duke kontrolluar topin.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOIT: Sali, Kodra, Karakaçi, Stojanoviç, Sulka, Mehmeti, Onanuga, Hasani, J. Çela, Zogaj, S. Selmani.

Trajner: Ardian Mema

PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Antanaskoski, Rrapaj, Telushi, Murataj, Cara, Hoti, Skuka.

Trajner: Xhovani Kolela

WhatsApp Image 2023-01-21 at 13.05.59

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"