VIDEO/ Partizani në super formë, shtyp Laçin dhe katapultohet në vendin e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2018 | 16:04

VIDEO/ Partizani në super formë, shtyp Laçin dhe katapultohet në vendin e tretë

Vazhdon seria e rezultateve pozitive për Partizanin. “Demat e Kuq” kanë bindur në transfertë teksa kanë mposhtur Laçin me rezultatin 0-3, duke u konsoliduar kështu në vendin e tretë. Kjo ishte fitorja e parë e të kuqve ndaj Laçit.

Partizani3

Kardozo, Abdurahimi dhe Progni ishin autorët e golave për skuadrën e Dalipit, e cila e dominoi totalisht pjesën e dytë, ndërsa e para foli për kurbinasit, të cilët ishin më kërkues.

Goli

Me fitoren e sotme, Partizani u ngjit në kuotën e 45 pikëve, ndërsa Laçi mban vendin e 4-t me 42 pikë.  Ndeshjen e radhës, kryeqytetasit do të udhëtojnë drejt Kukësit për tu ndeshur me kampionët, ndërsa Laçi do të jetë mysafir në Gjirokastër.

LAÇI-PARTIZANI 0-3

Kardozo 50′ , Abdurahimi 85′ , Progni 87′ 

Përfundon takimi. 

87′ GOOOOOL Partizani 0-3. Gerhard Progni vulos gjithçka me një gjuajtje të bukur nga e djathta, duke shënuar golin e tretë. 

85′ GOOOOL Partizani 0-2. Pas një inkursioni mjaft të bukur nga e majta, Abdurahimi, i sapofutur në fushë ka hyrë nga qendra, ka gjuajtur duke përshëndetur rrjetën. 

80′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha autori i golit, Kardozo, në vend të tij Abdurahimi.

77′ Zëvendësim te Laçi, largohet Shtubina në fushë sulmuesi Redon Xhixha.

75′ Zëvendësim te Partizani, largohet Asani, vendin e tij e zë Telushi.

70′ Çfarë mundësi për të shënuar golin e dytë braziliani Kardozo, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

68′ Zëvendësim i dytë te Laçi, largohet Fangaj, në vend të tij Lushkja.

59′ Ndriçim Shtubina tenton të surprizoj Hoxhën, me një roveshatë “alla Kristiano Ronaldo”, por gjuajtja e shkodranit përfundon ngjitur me shtyllën.

55′ Laçi hidhet në sulm në kërkim të golit me Shtubinën, por gjuajtja e Shtubinës është ndalur nga Alban Hoxha.

53′ Zëvendësim i parë te Laçi, largohet Kallaku, vendin e tij e zë Nika.

50′ GOOOOOL Partizani, 0-1. Lukas Kardozo kalon në avantazh të kuqtë, pas një asisti nga Asani.  

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e pare, Laçi-Partizani 0-0.

38′ Mundësi e mirë për Partizanit, pas krosit të Prognit, Gojkoviç devijon me kokë, por jashtë kuadratit.

37′ Myrto Uzuni ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit.

30′ Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

29′ Provon edhe Mala me të majtën, topi përfundon mbi traun e portës.

28′ Kotobelli provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, por jashtë kuadratit.

26′ Çfarë mundësie për Rexhinaldon, i cili në hyrje të zonës, provon me një parabol, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.

15′ Një tjetër mundësi për Laçin, por krosimi i Shtubinës nuk shfrytëzohet nga Rexhinaldo dhe Lulaj.

9′ Laçi jep shkëndijën e parë në këtë takim por gjuatja e Kallakut është ndalur nga Alban Hoxha. Moment mjaft i mirë për kurbinasit.

5′ Krosimi i bukur i Prognit në krahun e majtë, shfrytëzohet nga Kardozo, por goditja e tij nuk shënjestron kuadratin.

1′ Ka nisur takimi, Partizani luan topin e parë nga qendra.

 

Laçi: Vata, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lulaj, Eskerda, Kallaku, Shtubina, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkovic, Belica, Kotobelli, Mala, Batha, Asani ,Lucas Cardoso, Progni, Çani. Trajner: Klevis Dalipi

Gjyqtarë: Enea Jorgji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"