VIDEO/ Partizani i Mehmetit tregon “dhëmbët”, të kuqtë shkërmoqin Egnatian dhe e nisin vitin me këmbën e mbarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 23:57

VIDEO/ Partizani i Mehmetit tregon “dhëmbët”, të kuqtë shkërmoqin Egnatian dhe e nisin vitin me këmbën e mbarë

Partizani i Dritan Mehmetit e ka nisur vitin 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme. “Demat e kuq”, mposhtën Egnatian me rezultatin 0-3 në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore.

Partizani festa e golit

Një duel me dy tablo, teksa pjesa e parë foli më së shumti për vendasit e Zekerija Ramadanit, që goditën edhe traversën me Imerin, ndërkohë që në fragmentin e dytë dominimi ishte i gjithi i të kuqve, që realizuan plot 3 herë.

Ishte Esat Mala ai që hapi serinë e golave në minutën e 47-të, teksa Skuka dyfishoi shifrat në të 61-tën. Debutim ëndrrash për sulmuesin, në ndeshjen e parë me fanellën e Partizanit. Për të vulosur këtë takim, mendoi Rrapaj, që shënoi golin e tretë në minutën e 73-të.

Me këtë triumf, Partizani u rikthye te fitorja pas 2 humbjesh radhazi, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve. “Demat e kuq”, janë të pozicionuar në vendin e 5-të. Për sa i përket Egnatias, rrogozhinasit, mbajnë vendin e 9-të me 14 pikë në 16 ndeshje.

Në sfidat e radhës, Partizani do të përballet me Kastriotin në kryeqytet, ndërkohë që Egnatia është mysafire në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport.

FT: EGNATIA-PARTIZANI 0-3

Mala 47′, Skuka 61′, Rrapaj 73′

KOMENTI:

Mbyllet sfida në “Arena Egnatia”! 

90+1′ Provon edhe Kristi Kote me të majtën, tentativa e tij ishte e gabuar, duke shkuar jashtë kuadratit.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

88′ Partizani kryen edhe 2 zëvendësime të tjera, largohen Mala dhe Herald Marku, në vendin e tyre, Gresild Lika dhe Murataj.

80′ Dean Liço ndëshkohet me karton të verdhë për një faull taktik në mesfushë.

77′ Tjetër tentativë e Partizanit me Esat Malën, gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat.

74′ Tjetër zëvendëm te Egnatia, largohet nga fusha e lojës Iseni, në vendin e tij Bledar Lila.

73′ GOOOOL PARTIZANI 0-3/ Shënon edhe Arinaldo Rrapaj që i jep goditjen përfundimtare Egnatias. Pas tentativës së Malës, topi u grushtua nga portieri Puja, teksa mesfushori vlonjat, i vetëm shumë pranë vijës fatale, nuk fali duke përshëndetur rrjetën. 

68′ Zëvendësim i detyruar edhe te Partizani, largohet autori i golit të dytë Xhuliano Skuka i dëmtuar, në vend të tij aktivizohet Dean Liço që debuton me fanellën e kuqe.

63′ Egnatia kryen 3 zëvendësime, në fushë aktivizohen Agbekpornu, Pedro Augusto dhe Ymeralilaj, largohen Shtubina, Imeri dhe Magani.

61′ GOOOOL PARTIZANI 2-0/ Debutim ëndrrash për Skukën. Sulmuesi gjen rrugën e rrjetës me të kuqtë duke dyfishuar shifrat. Pas asistit të Sotës, Skuka nuk fal brenda zonës, teksa mposht Pujën. 

60′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha e lojës Tedi Cara në vend të tij Kristi Kote.

59′ Demir Imeri ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Malës, mesfushori i Egnatias, humbet sfidën e radhës ndaj Vllaznisë.

56′ Tjetër kërcënim në zonën e Partizanit, vendimtare ndërhyrja e Sotës, që i heq një mundësi të mirë shënimi, Demir Imerit.

54′ Pranë golit të dytë Partizani me Stenio Zhunior që lëviz bukur ndaj Allmuçës, provon me të djathtën në hyrje të zonës, topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë të portierit Puja.

49′ Egnatia kërkon të kundërpërgjigjet me Artur Maganin, por pas një rrëmuje në zonën e Alban Hoxhës, topi u largua nga mbrojtësit e Partizanit.

47′ GOOOOL PARTIZANI 0-1/ Supergoli i Esat Malës kalon në avantazh Partizanin. Futbollisti futet bukur brenda zonës dhe me një ekzekutim perfekt me të djathtën e dërgon topin në trekëndëshin e Pujës. Festa e gjitha e të kuqve! 

46’Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në këtë fragment të dytë të lojës.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

44′ Provon Partizani me Skukën, i cili kërkon të rrezikojë me një roveshatë, por tentativa e tij ishte e lehtë dhe përfundoi drejt e në duart e portierit Puja.

38′ Dëmtim i rëndë në gju, mesfushori Eler lë fushën e lojës me barrelë, vendin e tij e merr pogradecari Ildian Shyti, i bashkuar në merkaton e janarit me Egnatian.

34′ Moment i dyshimtë, Partizani kërkon penallti pas rrëzimit të Skukës brenda zonës, pas duelit me Krasniqin, por për gjyqtarin Bajrami, gjithçka e rregullt, vijon loja në Rrogozhinë.

32′ Tepër të kujdesshëm në mbrojtje futbollistët e Egnatias, që nuk lejojnë depërtimet e futbollistëve miq.

28′ Traversa shpëton Partizanin nga pësimi i golit. Pas tentativës së Demir Imerit nga goditja e dënimit, topi është ndalur në traun e portës së mbrojtur nga Alban Hoxha, i cili dukej i mundur.

23′ Vendimtar Krasniqi, që me devijimin e tij, i sfumon një mundësi të mirë shënimi, brazilianit Stenio Zhunior. pranë golit Partizani.

18′ Ndizet sfida në Rrogozhinë, skuadrat kërkojnë golin e avantazhit, por shënjestra në këto minuta nuk ka qenë e duhura!

13′ Provon Herald Marku nga goditja e dënimit, tentativa e tij shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Puja.

12′ Besar Iseni ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Stenio Zhunior, në një zonë tepër të rrezikshme, goditje dënimi për Partizanin.

9′ Goditje dënimi për Egnatian, Iseni, provon me një gjuajtje tokazi, por tentativa e tij ishte tërësisht e gabuar.

8′ Mala depërton bukur nga e majta, futet brenda zonës, por në momentet e fundit e lëshon më shumë seç duhet topit, duke dalë jashtë vijave.

5′ Start mjaft i luftuar, me të dyja skuadrat që kërkojnë të vendosin diktatin në fushë. Më kërkues vendasit e Ramadanit, që ushtrojnë presion në gjysmëfushën e të kuqve.

3′ Egnatia e nis rrezikshëm, pas një harkimi nga këndi, portieri Alban Hoxha, grushton me vështirësi topin, duke e larguar nga zona.

1′ Starton ndeshja në Rrogozhinë! Skuka shkelmon topin e parë nga qendra!

FORMACIONET ZYRTARE –

EGNATIA – Puja, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Eller, Iseni, Imeri, Xhekson, Ademi, Shtubina, Magani. Trajner: Z.Ramadani

PARTIZANI – Hoxha; Sota, Belica, Bitri, A. Marku; Rrapaj, Mala, H. Marku; Cara, Zhunior, Skuka. Trajner. D. Mehmeti

GJYQTARË: K.Bajramaj, A.Kociaj, E.Gjoka

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"