VIDEO/ Pamjet e plota, shikoni momentin kur tifozët përplasen me policinë pas ndeshjes Kastrioti-Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2024 | 20:30

VIDEO/ Pamjet e plota, shikoni momentin kur tifozët përplasen me policinë pas ndeshjes Kastrioti-Elbasani

Pas ndeshjes Kastrioti – Elbasani, e vlefshme për Kategorinë e Parë, të luajtur ditën e sotme në stadiumin “Redi Maloku” në Krujë një incident ka ndodhur mes tifozëve dhe policisë. 

Capture14

Policia njofton se pas përfundimit të ndeshjes me rezultatin 2-2, fillimisht një tifoz ka gjuajtur me një bidon plastik një nga policët të cilët ndodheshin në ambientet e jashtme të stadiumit. 

Pas këtij incidenti, punonjësi i policisë i ka bërë thirrje të ndalojë veprimin e tij shtetasit A.B., 30 vjeç, por në këto momente është hasur me zemërimin dhe një reagim nga i gjithë grupi i tifozëve. 

Jo vetëm kaq, por në momentin që efektivi i policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur rezistencë nga 30-vjeçari dhe nga tifozët e tjerë. Pas këtyre momenteve, është dashur ndërhyrja e policëve të tjerë ku dhe kanë bërë shoqërimin e 30-vjeçarit në Komisariatin e Krujës. Për më tepër shikoni videon:  

PAMJET E SHERRIT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"