BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana dhe Besëlidhja, sot në parket për gjysmëfinalen e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2024 | 11:25

BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana dhe Besëlidhja, sot në parket për gjysmëfinalen e dytë

Kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj vijon me sfidat e fazës së nxehtë, teksa sot do të nisin gjysmëfinalet e dyta të “play off”-it. Tirana dhe Besëlidhja do të zbresin në parket për një tjetër raund, këtë herë në sallën “Farie Hoti” mbrëmjen e sotme në orën 19:30.

beselidhja tirana basket

Lezhjanët e kanë fituar përballjen e parë 94-84, duke e bërë diferencën në periodën e fundit pas 30 minutash shumë të luftuara. Tashmë bardheblutë do të mundohen të shfrytëzojnë faktorin “fushë”, në një sfidë që garanton spektakël.

Për sa i përket gjysmëfinales tjetër, Vllaznia dhe Teuta do të matin forcat të dielën në orën 19:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në takimin e dytë. Durrsakët e dominuan totalisht sfidën e parë në fushën e tyre, duke dalë me triumfin treshifror 103-73. Për ta kaluar në finale skuadrave u duhet të arrijnë numrin e tri fitoreve në një seri prej pesë ndeshjes gjysmëfinale. Kujtojmë që këtë edicion Federata Shqiptare e Basketbollit ka ndryshuar edhe formatin e finaleve, të cilat nuk do të jenë më me 5 takime, por me 7, teksa kampione do të shpallet skuadra që arrin numrin e 4 fitoreve.

BAS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"