VIDEO/ Orges Shehi debuton me fitore, një penallti i jep tre pikët e para të vitit Partizanit falë suksesit ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2024 | 0:06

VIDEO/ Orges Shehi debuton me fitore, një penallti i jep tre pikët e para të vitit Partizanit falë suksesit ndaj Teutës

Orges Shehi ka debutuar me fitore si trajneri i Partizanit në Superiore, teksa skuadra e tij ka mundur me shifrat minimale 1-0 ndaj Teutës.

bandicam 2024-01-13 17-39-55-514

Të kuqtë nuk fitonin prej 7 ndeshjesh radhazi në kampionat por kjo seri është thyer sot përballë Teutës që mban vendin e fundit në renditjen e Superiores, edhe pse nuk ishte aspak e thjeshtë që të mposhtnin durrsakët. Penalltia e Carës i dha avantazhin e merituar Partizanit në pjesën e parë ku kërkoi më shumë golin.

Por në të dytën ishte Teuta që krijoi e rrezikoi më shumë, duke goditur edhe shtyllën e duke shpërdoruar disa mundësi të mira për të shënuar deri në sekondat e fundit. Megjithatë, në fund ishte Partizani që festoi për tre pikët në fitoren 1-0 që e ndihmon të konsolidojë vendin e dytë në renditje dhe të mos lejojë Egnatian që të shkëputet edhe më shumë e vetme në kryesim.

PARTIZANI-TEUTA 1-0
39′ (p) Cara

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.

90’+3’ Taipi nga e majta nis një pasim në qendër të zonës, askush nuk devijon sferën.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ Edhe Boçi përfundon mes të ndëshkuarve me të verdhë teksa ndal kundërsulmin e Muratajt.

87’ Sembene ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në sulm.

86’ Gjinollari i lë vendin në fushë Boçit në minutat e fundit të sfidës në radhët e Teutës.

82’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Faust shënon me kokë për durrsakët, por gjithçka anulohet për pozicion jashtë loje që konfirmohet nga VAR-i. (VIDEO)

80’ Vjen momenti i Skukës, i cili aktivizohet në radhët e Partizanit në vend të Rrapajt.

79’ Fili lëshon një tjetër gjuajtje të fortë, pa gjetur katërkëndorin e Qirkos. (VIDEO)

77’ Çyrbja aktivizohet në vend të Dajës në radhët e Teutës.

76’ Ismaili debuton me Partizanin duke marrë vendin pikërisht të Maget në fushë.

74’ Maget ulet në fushë pasi nuk mund të vazhdojë më për shkak të problemeve fizike.

70’ Gjuajtje e fortë e Filit nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

65’ Një tjetër aksion nga e djathta e sulmit të Partizanit sjell një mundësi të mirë për Rrapajn që të shënojë, por topi ndalet nga mbrojtësit.  (VIDEO)

62’ Dema shpëton Teutën nga goli i dytë pas një kundërsulmi të Mensah i cili doli i vetëm para tij, duke ndalur gjuajtjen e sulmuesit. (VIDEO)

55’ Fili provon të hyjë në zonë me një driblim në krahun e djathtë, Atanaskoski e ndal në momentin e fundit. (VIDEO)

52’ Faust debuton te Teuta, duke marrë vendin e Peposhit.

49’ Shtylla shpëton të kuqtë! Pas një goditje dënimi topi shkon te Gjini i cili me një gjuajtje të shpejtë shtyn sferën drejt portës, por e sheh të ndalet në shtyllë. (VIDEO)

48’ Rrapaj ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë te Teuta pasi Gjini dhe Arifi marrin vendin e Qaqit dhe Dacit.

45’+3’ Mbyllet me shifrat 1-0 për Partizanin pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Të kuqtë tani përpiqen që të luajnë me më shumë qetësi dhe të administrojnë mbajtjen e topit, për të mos i lejuar mundësi durrsakëve që të rrezikojnë.

39’ GOOOL PARTIZANI! Shënon Cara me penallti. (VIDEO)

38’ Penallti për Partizanin! Hadroj niset me shpëjtësi në të djathtën, Kotobelli bën një ndërhyrje të gabuar ndaj tij në zonë dhe për gjyqtarin Cjapi nuk ka dyshime. (VIDEO)

36’ Rrapaj gjuan nga rreth 25 metra, Dema përgjigjet në dy kohë duke kontrolluar sferën. (VIDEO)

34’ Përsëri Cara nga e majta, këtë herë tenton portën me një harkim në shtyllën e dytë, pa gjetur katërkëndorin. (VIDEO)

33’ Taipi pason për Carën në të majtën, ky i fundit nuk kalon dot Jazxhi për të dalë në pozicion gjuajtje pasi mbrojtësi i heq topin nga këmbët.

27’ Partizani ekzekuton një goditje dënimi me skemë, Rrapaj del në pozicion gjuajtje por vonohet dhe mbrojtja largon rrezikun.

21’-23’ Mensah niset në limitet e pozicionit jashtë loje në të majtën, pason te Hadroj i cili nuk e ka të vështirë të shënojë. Goli fillimisht anulohet nga vijërojtësi e më pas pritet sinjalizimi nga VAR për pozicionin jashtë loje që konfirmon vendimin e fushës. (VIDEO)

19’ Taipi tenton nga jashtë zonës, Dema pret i vëmendshëm.

15’ Aksion i shpejtë i Partizanit me Rrapajn i cili nxjerr Carën të lirë para portës, por Dema bën mrekullinë duke devijuar gjuajtjen e tij jashtë portës. (VIDEO)

11’ Harkim interesant i Peposhit nga e djathta e sulmit në qendër, Qirko del dhe mbërthen sferën.

9’ Cara dhe Rrapaj kombinojnë në të majtën me këtë të fundit i cili gjuan, por sheh sferën të bllokohet nga mbrojtësit.

4’ Një tjetër sulm i shpejtë i Dacit në të majtën, këtë herë pasimi i tij në qendër nuk gjen asnjë shok skuadre që ndiqte aksionin.

2’ Kundërsulm i shpejtë i Teutës me Dacin, sulmuesi shfaqet para Qirkos por gjuajtja e tij ndalet nga portieri i të kuqve. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Arenën e Demave”.

Formacionet zyrtare të ndeshjes:

PARTIZANI: Qirko, Antanaskovski, Sota, Sembene, Hadroj, Murataj, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Mensah.
Trajner: Orges Shehi

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Daja, Gjinollari, Peposhi, Fili, Daci.
Trajner: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"