VIDEO/ Obamejang “lë në baltë” Arsenalin, bomberi prish “festën” me ndërhyrje horror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 15:53

VIDEO/ Obamejang “lë në baltë” Arsenalin, bomberi prish “festën” me ndërhyrje horror

Arsenali nuk arrin të ketë vazhdimësi në rezultate pozitive duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Kristal Palasit.

emerik

Pavarësisht se u aktivizuan me formacionin më të mirë në fushë djemtë e Mikel Artetës dështuan të fitonin ndaj “Shqiponjave”. Pier-Emerik Obamejang ishte heroi dhe djalli i “Topçinjve” teksa kaloi i pari në avantazh londinezët ndërsa në minutën e 67-ë u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndëhyrje horror ndaj futbollistit kundërshtar Maks Mejer.

Nëpërmjet VAR-it, gjyqtari i takimit Pol Tirni ndryshoi kartonin e verdhë të dhënë për futbollistin nga Gaboni në karton të kuq.

Kristal Palasi barazoi nëpërmjet Xhordan Ajevu duke arritur të marrë një pikë të rëndësishme. Ndërda Arsenali duhet llogarisë mungesën e kapitenit Obamejang për 3 sfidat e ardhshme: Shefildit, Çelsit, dhe Burnmauthit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"