VIDEO/ “O sa mirë me qenë shqiptarë”, shikoni përshëndetjen speciale të lojtarëve me tifozët pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 22:34

VIDEO/ “O sa mirë me qenë shqiptarë”, shikoni përshëndetjen speciale të lojtarëve me tifozët pas ndeshjes

Tifozët shqiptarë konfirmuan edhe njëherë që bëjnë “ligjin” në çdo stadium që shkojnë, qoftë edhe në transfertë. Në duelin ndaj Suedisë në Stokolhm, kuqezinjtë ishin afro 5 mijë, duke mbështetur djemtë e Silvinjos gjatë gjithë sfidës, si të ishin ata vendas.

shqiperia

Në fund nuk mungoi dhe një përshëndetje speciale me lojtarët. Këta të fundit shkuan në tribunën ku ishin vendosur tifozët kuq e zi, teksa të kapur të gjithë së bashku kërcyen duke kënduar: O sa mirë me qenë shqiptarë. Momente me të vërtetë speciale. Për më tepër shikoni videon:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"