VIDEO/ Nuk i mbijetoi goditjeve të kundërshtares, boksierja 18-vjeçare vdes pas pesë ditësh luftë me jetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2021 | 13:53

VIDEO/ Nuk i mbijetoi goditjeve të kundërshtares, boksierja 18-vjeçare vdes pas pesë ditësh luftë me jetën

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në sportin e boksit ku ka ndërruar jetës 18-vjeçarja Zhanet Zakarias Zapata pas një nokauti që pësoi në një duel para pesë ditësh.

vid

Boksierja meksikane ishte pjesëmarrëse në eventin GVM Gala në Montreal që u mbajt para pesë ditësh dhe shorti i rezervoi një përballje me Marie Pier Hul.

Në raundin e katërt të duelit, Pier Hul lëshoi një seri goditjesh të forta ndaj rivales Zakaria e cila mbeti e shtrirë në ring.

I menjëhershëm ishte reagimi i mjekëve që i dhanë ndihmën e shpejtë 18-vjeçares dhe e nisën drejt spitalit ku ka ndërruar jetë pas 5 ditësh.

Për lajmin e hidhur kanë reaguar shumë sportistë, ku ndër ta dhe vetë rivalja e 18-vjeçares e cila me anë të një deklarate u shpreh se ishte e shkatërruar emocionalisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"