VIDEO/ Nuk duroi dot plisat në stadium, momenti kur tifozi serb spiunon shqiptarët tek rojet e sigurisë “pushton” rrjetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 10:27

VIDEO/ Nuk duroi dot plisat në stadium, momenti kur tifozi serb spiunon shqiptarët tek rojet e sigurisë “pushton” rrjetin

Sfida Serbi-Zvicër u mbyll me fitoren e “helvetëve” dhe eliminimin e serbëve nga Kupa e Botës në Katar.

 -640-0-88369cd72ce0369f9d6cf7c02dfcf1e7

Tensioni u shfaq mes lojtarëve në fushë, por edhe tifozëve në tribunat e stadiumit.

Tifozët shqiptarë që kishin shkuar për të parë dhe mbështetur Zvicrën nuk u lejuan të mbanin brenda në stadium flamujt.

Por ata ia arritën që të merrnin disa prej simboleve shqiptare, siç është plisi kombëtar me shqiponjë.

Diçka e tillë nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve serbë të cilët i spinuan te rojet e sigurisë në stadium.

Në mediat dhe rrjetet sociale po qarkullon një video ku një grup tifozësh serbë flasin me rojet dhe më pas disa prej tyre shoqërojnë tifozin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"