VIDEO/ Një penallti me polemika dhe një gol me devijim, Laçi dhe Vllaznia ndajnë pikët në sfidën për “Final 4”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 0:03

VIDEO/ Një penallti me polemika dhe një gol me devijim, Laçi dhe Vllaznia ndajnë pikët në sfidën për “Final 4”

Laçi dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.

MixCollage-04-Feb-2024-03-31-PM-7490

Sfida nisi mjaft mirë për shkodranët, të cilët provuan me shumë raste, por pa gjetur rrjetën. Teksa në minutën e 38’ ishte Sobouejll që fitoi një penallti mes polemikash, që u shndërrua në gol pas dy minutash nga Ujka.

Në të dytën shkodranët ishin më kërkues, të cilët gjetën golin në minutën e 50’ me Alivodën, i cili goditi në hyrje të zonës dhe topi u devijua nga Paulo Zhunior për të shkuar në rrjetë.

Në minutën 66’ Hamiti akordoi një tjetër penallti për kurbinasit, por pas 4 minutash dhe me ndihmën e VAR-it, ai e anuloi.

Kështu Vllaznia shkon me 34 pikë në vendin e tretë, ndërsa Laçi me 27 pikë në vendin e gjashtë.

REZULTATI LIVE:

LAÇI 1-1 VLLAZNIA

Ujka (P) 40′ / Alivoda 50′

NGJARJET KRYESORE:

90+7′ Mbyllet sfida në barazimin 1-1!

90+5′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Gruda dhe në vendin e tij futet Ajdareviç.

90+4′ Salihu provon me kokë, me topin që përfundon jashtë.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Stojanoviç dhe në vendin e tij futet Pusi.

86′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Sobouejll dhe në vendin e tij futet Salihu.

84′ Sala shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

83′ Balaj merr një top në zonë dhe godet me të djathtën, me tentativën e tij që shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

80′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Tresa dhe në vendin e tij futet Manellari.

78′ Mala godet nga brenda zonës, por topi përplaset në shtyllë. (VIDEO)

77′ Sobouejll godet me kokë, me topin që shkon mbi kuadratin e portës. (VIDEO)

76′ Barjamaj provon me një gjuajtje me të djathtën, por tentativa e tij devijohet me topin që shkon në këndore.

73′ Boshnjaku ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

72′ Zëvendësim te Vllaznia. Largohet Alivoda dhe në vendin e tij futet Sala.

66′-70′ Barjamaj pengohet në zonë me Qarrin dhe Hamiti akordon penallti. Ai shkon ta shohë vetë me var rastin dhe pas konsultimit, kryesori ndryshoi mendim. (VIDEO) + (VIDEO)

64′ Qato provon me një goditje potente, e cila ndalet nga portieri Qarri.

63′ Stojanoviç provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij ndalet pa probleme nga Dajsinani.

62′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Melo i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Barjamaj.

50′ GOOOL VLLAZNIA 1-1/ Alivoda godet pas një topi të lënë në zonë, që devijohet nga Paulo Zhunior dhe më pas shkon në rrjetë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

40′ GOOOL LAÇI 1-0/ Ujka nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

39′ Qarri ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen e gabuar ndaj Sobouejll. Gjithashtu me të verdhë ndëshkohet dhe Krymi për protesta.

38′ Sobouejll del i vetëm përballë Qarrit dhe përplaset me të, me arbitrin që akordon akordon 11-metërtsh. (VIDEO)

36′ Prodani shkaktoi një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Gruda pengohet në zonë nga Kurti, me kuqeblutë që protestojnë për penallti, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

23′ Alivoda tenton me kokë nga brenda zone, me topin që shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

22′ Balaj tenton me kokë nga shumë afër, por reagimi i Dajsinanit ishte i duhuri për t’i mohuar golin sulmuesit shkodran. (VIDEO)

15′ Smajli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

12′ Mala lëviz bukur në zonë dhe godet me të majtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

1′ Starton sfida në Laç!

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Dajko, Paulo Zhunior, Prodani, Kryeziu, Qato, Tresa, Ujka, Melo, Sobouejll.

Trajner: Mirel Josa

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Osmani

Arbitër: Eldorian Hamiti

VAR: Albert Doda

WhatsApp Image 2024-02-04 at 12.47.39

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"