VIDEO/ Nga gafat te supergoli i Dejvi Bregut, ja momentet më pikante të javës së 26-të të Kategorisë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2021 | 15:03

VIDEO/ Nga gafat te supergoli i Dejvi Bregut, ja momentet më pikante të javës së 26-të të Kategorisë Superiore

Portieri i Kastriotit, Isli Hidi, dhe mbrojtësi i Apolonisë, Serjan Repaj, janë dy lojtarët që bënë gafa në këtë javë. Në minutën e 20-të të ndeshjes Bylisi-Kastrioti, kapiteni Çela kthen topin te Hidi që provon të bëjë një finte dhe gabon rëndë pasi Ntepe i ndërhyn shpejt duke ia marrë “sferën” dhe barazon rezultatin në 1-1.


Ndërsa në ndeshjen Tirana-Apolonia, kur rezultati ishte 1-2 për fierakët, Rrepaj kthen keq një top për Harizajn, përfiton Seferi, i cili kalon dy herë portierin, pason për Torasën që barazon shifrat në 2-2.

11 gola u shënuan në javën e 26-të të Superiores. Nga këta mund të veçohet si më i bukuri ai që Dejvi Bregu i shënoi Laçit. Jemi mësuar shpesh që ta shikojmë vlonjatin si fituesi të kësaj rubrike, gjë e cila tregon cilësitë dhe vlerat e 25-vjeçarit.

 

Gol i bukur nga mënyra e realizimit, ku Bregu bëri çfarë deshi me gjithë mbrojtësit e Laçit dhe pasi i shmangu si “birila” e dërgoi topin në rrjetë. Gol që ndërthuri cilësinë e lojtarit me peshën e kryesimit të renditjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"