VIDEO/ Ndeshje e çmendur në Premier Ligë, Njukasëll përmbys në minutat e fundit Uest Hemin në një takim me 7 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 16:27

VIDEO/ Ndeshje e çmendur në Premier Ligë, Njukasëll përmbys në minutat e fundit Uest Hemin në një takim me 7 gola

Njukasëll mposht me shifrat 4-3 Uest Hemin në shtëpi në një ndeshje të çmendur. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 29-të, të Premier Ligës.

Capture

Vendasit kaluan të parët në avantazh falë një penalltie të realizuar në gol nga Isak në minutën e 6 të lojës. Njukasëllit nuk do t’i qëllonte të festonte shumë, sepse miqtë arritën të përmbysnin rezultatin me anë të 3 golave, 2 në pjesën e parë dhe një sapo startoi e dyta. Atëherë kur pritej të mbaronte gjithçka, një penallti tjetër e shndërruar në gol nga Isak në të 77-ën minutë do të ngjallte edhe njëherë shpresat e Njukasëll. Pastaj ndodhi mrekullia ku Barnes shënoi në të 83-ën për të barazuar shifrat dhe pastaj në minutën e fundit  të kohës së rregullt për të bërë përmbysjen.

Me këtë rezultat, Njukasëll dhe Uest Hemin ndodhen respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë në Premier Ligë. Të dy ekipet do të luftojnë deri në fund për një vend në Kupat e Europës.

Goli i Isak 1-0 (VIDEO)

Goli i Antonio 1-1 (VIDEO)

Goli i Kadus 1-2 (VIDEO)

Goli i Bouen 1-3 (VIDEO)

Goli i Isak 2-3 (VIDEO)

Goli i Bernes 3-3 (VIDEO)

Goli i Bernes 4-3 (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"