VIDEO/ Ndeshje dramatike në Premier Ligë! Junajtid shënon në minutën e 90+6, por i ikën fitorja nga duart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 23:04

VIDEO/ Ndeshje dramatike në Premier Ligë! Junajtid shënon në minutën e 90+6, por i ikën fitorja nga duart

Duel dramatik u regjistrua në Premier Ligës mes Brenfordit të Tomas Strakoshës dhe Mançester Junajtid që përfundoi me shifrat 1-1. Një sfidë që zgjati plot 105 minuta, ndërkohë që dy golat e shënuar ishin emocion më vetë. 

1-1

Junajtid gjeti avantazhi në minutën e 90+6 me anë të Maunt, duke çuar peshë zemrat e “djajve të kuq”. Kur të gjithë menduan se triumfi do t’i përkiste skuadrës së Ten Hag, vendasit nuk u dorëzuan duke gjetur baraspeshën me anë të Ajer, i cili shënoi në minutën e 90+9, duke i hequr triumfin nga dora Junajtidit.  

Për sa i përket Tomas Strakoshës, portieri i Kombëtares shqiptare e ndoqi nga stoli këtë duel emocionues.  

GOLI I JUNAJTID: VIDEO

GOLI I BRENFORD: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"