VIDEO/ NBA dhuron spektakël për Krishtlindje! Fitojnë Denver dhe Dallas, mposhten Lakers dhe Bucks

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2023 | 13:16

VIDEO/ NBA dhuron spektakël për Krishtlindje! Fitojnë Denver dhe Dallas, mposhten Lakers dhe Bucks

Ndeshje “big” të luajtura ditën e Krishtlindjeve në NBA, ku në fushë zbritën kampionët e basketbollit, në takime interesante.

jokic

Kampionët e Denver fituan 120-114 ndaj Golden State. Të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Murray me 28 pikë e Jokic me 26 pikë e 14 rebound.

Fiton edhe Boston, që mundi 126-115 Lakers në fushën e këtij të fundit. Porzingis me 28 pikë e 11 rebound ishtë shënuesi më i mirë për Celtics, ndërsa 40 pikët e 13 rebound të Davis mbetën për statistikë për Lakers

Fitore të rëndësishme korri Miami, që falë 31 pikëve të Vazques mundi 119-113 Philadelphia. Zhgënjen ekipi i Milwaukee, që u mund 129-122 nga New York, ndeshje me rivalitet, ku shkëlqeu Brunson, autor i 38 pikëve. Lillard e Antetokounmpo realizuan 64 pikë së bashku, por që s’mjaftuan.

 

Jashtë fushe fiton ekipi i Dallas, që mundi 128-114 Phoenix, sfidë ku diferencën në parket e Luka Doncic, autor i 50 pikëve e 15 asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"