VIDEO/ Napoli vendos paqe me Barcelonën, Hysaj “spektator”, fituesi vendoset në “Kamp Nou”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 0:21

VIDEO/ Napoli vendos paqe me Barcelonën, Hysaj “spektator”, fituesi vendoset në “Kamp Nou”

Napoli arriti të frentonte Barcelonën në “San Paolo”, takim që u mbyll me rezultatin 1-1.

ERp0OllWAAA8VaI

Xhenaro Gatuzo debutoi si trajner në Ligën e Kampioneve duke ndalur katalanasit favoritë në Itali. Napolitanët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, pasi Mertens realizoi i ndihmuar nga shoku i skuadrë Zilinski.

Kampionët e Spanjës treguan klasin e tyre në pjesën e dytë duke realizuar me aksion tiki-taka. Grizman rihapi takimin. Më pas rezultati nuk ndryshoi. 1 minutë nga fundi i kohës së rregullt, mesfushori i Barcelonës Arturo Vidal u largua nga fusha me 2 kartona të verdhë dhe për rrjedhojë humbet ndeshjen e kthimit në Spanjë.

Pavarësisht se morën një rezultat për t’u vlerësuar ndaj Barcelonës, katalanasit kthehen në shtëpi si favoritë duke patur parasysh se kanë shënuar në fushën kundërshtarë, por Napoli beson se ka ende për të dhënë ndaj katalanasve.

Për sa i përket kapitenit të Shqipërisë Elseid Hysaj, ai e ndoqi sfidën nga stoli.

 

Napoli-Barcelona 1-1 (FT)

Golashënues: Mertens 30’/ Grizman  57′

Formacionet zyrtare:

Napoli: Ospina, Mario Rui, Maksimoviç, Manolas, Di Lorenco, Zielinski, Deme, Fabian Ruiz, Insinje, Mertens, Kajehon. Trajner: Xhenaro Gatuzo.

Barcelona: Ter Shtegen, Semedo, Umtiti, Pike, Firpo, De Jong, Buskets, Rakitiç, Vidal, Mesi, Grizman. Trajner: Kike Setien.

formacionet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"