VIDEO/ Napoli nuk di të fitojë, Bolonja përmbys të kaltrit dhe i zhyt në krizë të thellë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 19:56

VIDEO/ Napoli nuk di të fitojë, Bolonja përmbys të kaltrit dhe i zhyt në krizë të thellë

Është mbyllur në këto momente ndeshja midis Napolit dhe Bolonjës, e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.napoli

Ekipi i Ançelotit ka zhgënjyer përsëri, teksa është mposhtur me përmbysje 2-1 nga Bolonja. Ndeshja nisi mirë për të kaltrit, të cilët kishin shumë raste shënimi në pjesën e parë dhe golin e gjetën në minutën e 41’, me Fernando Jorenten.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve, ndërsa në të dytën ishte një Napoli me fytyrë tjetër. Skov Olsen shënoi në minutën e 58’, duke i dhënë barazimin ekipit të tij. Kur të gjithë prisnin golin e Napolit për shkak të rasteve të shumta që kishte, ishte Bolonja ajo që shënoi.NPOLI

Në minutën e 80’, Sansone shënoi një gol shumë të bukur, pas një kombinimi perfekt me Xhemailin, duke i dhënë ekipit të tij një fitore shumë të rëndësishme. Kjo është ndeshja e 6-të radhazi për ekipin e Ançelotit pa fitore në kampionat, teksa deri tani kanë grumbulluar 4 fitore dhe 2 barazime.

Bolonja tani ngjitet në vendin e 12 me 16 pikë, ndërsa Napoli qëndron në vendin e 7 me 20 pikë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"